(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuza të ndërsjella për rritjen e çmimeve

Në valën e rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës, pas publikimit të shportës minimale sindikale ditën e djeshme, skena politike sot është zhveshur nga faji për këtë. Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar LSDM-në se ata janë fajtor për rritjen e çmimeve. Ata thonë se përderisa LSDM ishte në pushtet zhvillonte politika në dëm të xhepit të qytetarëve.
VMRO-DPMNE
“Krijuesi i rritjes së inflacionit dhe çmimeve të produkteve, LSDM është shfaqur përsëri, duke u shtirur si e shqetësuar. LSDM është ajo që, për shtatë vjet, ka shkatërruar standardin e jetesës dhe ka rritur varfërinë në vend. LSDM-së nuk i interesonte se si do t’ia dilnin qytetarët për të jetuar, ndërsa ishte në pushtet rriti TVSH-në për produktet, duke i bindur qytetarët se kjo ishte për të mirën e tyre sepse, sipas mendimit të tyre, ata ishin të pashëndetshme”.
Pa reaguar mbi këtë nuk mbetën edhe nga LSDM. Nënkryetarja e parties, Kristina Kostova tha se qeveria e Hristijan Mickoskit është fajtore për gjendjen ekonomike të vendit, pasi sipas tyre përderisa çmimet prekin majat, pagat stagnojnë. Ajo thotë se kjo qeveri nuk po mer masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
KRISTINA KOSTOVA, NËNKRYETARE E LSDM-SË
“Këto nuk janë numra të ekonomisë së 4-të por janë të dhëna për ekonomi në kolaps, dëshmi e qartë për debakëll të politikave ekonomike të qeverisë së Hristijan Mickoski. Dhe në kushte të tilla kur populli nuk di se çfarë do të vendos në tavolinë, në vend që të sjellë masa, Mickoski bën matematikë argëtuese. Qeveria e Mickoskit mendon se do ta mbulojnë varfërinë e popullit, ato janë të shkëputur plotësisht nga populli dhe qartë e pranojnë se nuk do të bëjnë asgjë për t’i ndihmuar qytetarët”.
Të hënën u publikua shporta minimale sindikale, e cila brenda një muaji është rritur për 630 denarë. Shporta minimale për një familje 4 anëtarëshe për muajin korrik ka arritur në 65.328 denarë, ndërkaq duke e përfshirë koston e qirasë së një apartamenti prej 60 metrash katrorë për muajin korrik, vlera totale e shportës arrin në 80.703 denarë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/