(VIDEO) VMRO dhe Filipçe vazhdojnë me akuzat për onkologjinë

(VIDEO) VMRO dhe Filipçe vazhdojnë me akuzat për onkologjinë

Pas akuzave të fundit të deputetës së VMRO-DPMNE-së rreth rastit “Onkologjia”, edhe një deputet tjetër i kësaj partie, Brane Petrushevski ka kërkuar sot përgjegjësi nga ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për këtë rast. Branushevski akuzoi Filipçen, se derisa pacientët në Onkologji presin terapia mafia e mbështetur nga Filipçe siç ka thënë ai, merr përfitime të mëdha.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO – DPMNE-së

Me vite të tëra, mafia e vdekjes e udhëheqyr nga shitësi me shumicë i barnave D-r Panovski regjistron përfitime enorme dhe shantazhon Fondin për Sigurim Shëndetësor dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo është tregtar me shumicë në pronësi të babait të një bashkëpunëtoreje të ngushtë të Venko Filipçes. Venko Filipçe dhe LSD mbrojnë politikisht këtë mafi të cilin në të vërtetën e kanë krijiuar vet ndër vite. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike të mos pres dhe të interesohet për zhvillimet në Onkologji”.

Ndërkaq, lideri i LSDM-së ka dalë sot në konferencë për media, ku ka mohuar akuzat e drejtuara ndaj tij. Filipçe pretendon se, Rashella Mizrahi e cila ka qenë kryetare e komisionit anketues për rastin e Onkologjisë i ka fshehur raportet.

Venko Filipçe, ish ministër i Shëndetësisë

Mizrahi pretendon se nuk ka pasur raporte të tilla dhe e përsërit këtë publikisht prej muajsh, duke bërë një fushatë brutale negative kundër meje, duke më akuzuar, edhe pse unë që në fillim pohoja se nuk kishte asnjë përgjegjësi nga ana ime. Të gjitha raportet janë dorëzuar të plotësuara dhe verifikuara mirë dhe në rregull. Ky është një skandal pa precedent. Pres që urgjentisht të dalin dhe t’i kërkojnë falje gjithë publikut maqedonas dhe mua, edhe Rashella Mizrahi edhe VMRO-DPMNE që mashtruan opinionin dhe njollosën emrin tim”.

Kujtojmë se, ditë më parë, gjatë një paneli të organizuar nga VMRO – DPMNE në lidhje me barnat, u thanë akuza se, gjatë qeverisjes së kaluar Ministria e Shëndetësisë me vetëdije ka bërë lëshime dhe ka lejuar pezullimin e mekanizmave të kontrollit, përkatësisht, siç u tha në këtë panel, kolegiumi i ekspertëve që është dashur të bëjë planifikimin e prokurimit të barnave nuk ka funksionuar fare. Ndërkaq, Mizrahi, e cila ka kryesuar me komisionin anketues për rastin “Onkologjia” tha se, kanë munguar njoftime nga vetë Klinika për Radioterapi dhe Onkologji dhe se ka pasur furnizime revers përmes të cilave, siç tha ajo, ka pasur borxhe deri në 12 milionë euro.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING