(VIDEO) VMRO: Arsovska është njësi matëse e paaftësisë, sa peshon u pa në zgjedhjet e fundit

“E mirëpresim njoftimin e kryetarit të Qeverisë Hristijan Mickoski dhe e inkurajojmë që sa më shpejt të marrë përgjegjësi për kushtet e trazuara në kryeqytet, të cilat ai i krijoi”. Kështu thonë nga Qyteti i Shkupit, kryetarja e së cilës është Danela Arsovska. Ata i bëjnë apel kryeministrit që t’i këshillojë këshilltarët e VMRO-DPMNE në Këshillin e Qytetit të Shkupit, të cilët me vetëdije po pengojnë punën e ndërmarrjeve publike për gati 3 vite radhazi.
Qyteti i Shkupit
“Mickovski duhet t’i bindë këshilltarët që të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë, projekt që ai së bashku me kryetaren Arsovska ua premtuan shkupjanëve”.
Për më tepër, nga qyteti i Shkupit bëjnë thirrje Mickoskit që të miratojnë edhe planet e punësimit, planet e prokurimit për kontejnerë të rinj, makineri, pemë, gjelbërim, autobusë dhe pjesë këmbimi. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE është përgjigjur se Arsovska është njësia matëse e paaftësisë, dhe se sa peshon, sipas tyre, është parë në zgjedhjet e fundit.
VMRO-DPMNE
“Kush është si Danela Arsovska? Ajo ulet, merr rrogë dhe komisione dhe Qeveria ia paguan këstet e autobusëve që Arsovska nuk mund t’i paguajë. Kuadrot e Draghi Mitkovskit drejtojnë qytetin, me përjashtim të rasteve kur Arsovska nuk është inatosur me të, dhe i shkarkon ata, dhe ai i djeg automjetin e tij, sipas metodës së preferuar të Arsovskës së piromantizmit”.
Po ashtu në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se Shkupi është i pisët jo për shkak të ndonjë programi të pavotuar, por për shkak të paaftësisë, kriminalitetit dhe poshtërësisë së Danela Arsovskës, e cila merr mbështetje nga LSDM-ja, BDI-ja dhe E Majta. Ata shtojnë se Qytetin e Shkupit e ka kthyer në deponi pasi që, sipas tyre, fokusi i saj nuk është pastërtia, por komisionet. Nga VMRO thonë se për të bashkëpunuar me Arsovskën është e pamundur pasi që, është luks që Arsovska të të kthej një email.
Anida Murati /SHENJA/