(VIDEO) VMRO: Apasiev i frikësohet parimit ligji vlen për të gjithë!

“Apasiev është i frustruar me punën e Toshkovskit sepse ligji vlen për të gjithë”, kështu thuhet në reagimin e partisë në pushtet VMRO-DPMNE ndaj akuzave të Partisë së Majtë, se babai i ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski është i përfshirë në mashtrime me pensionet invalidore. Përtej kësaj, nga VMRO thonë se Partia e Majtë duhet të përgjigjet se si, përveç një bodrumi në qendër të qytetit, ka arritur edhe në një restorant.
VMRO-DPMNE
“E kuptojmë nervozizmin dhe frustrimin e partisë Levica, një lidhje me Zoran Zaevin dhe grupin e dashamirësve të veprës së Enver Hoxhës, ndaj Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski. Pas këtij frustrimi qëndron frika dhe dija se Toshkovski po pastron me kriminelët dhe se pas shumë dekadash ligji vlen për të gjithë njësoj. Toshkovski nuk fshehu asgjë, nuk tha se ligji nuk vlen për babanë e tij. Kjo është arsyeja pse si Levica ashtu edhe Dimçe Apasiev janë të tmerruar. Dhe ja një arsye shtesë për frikën e tyre të re”.
Ndërkaq, Levica pretendon se Ministri dhe avokati i mafias urbane, Pançe Toshkovski, po përpiqet vazhdimisht të heshtë çdo kritikë kundër hetimit të tij selektiv në Koçan me anë të spinosjes, manipulimit dhe kërcënimeve. Nga ku dhe sipas tyre, qeveria aktuale e VMRO-DPMNE-së, si të gjitha qeveritë e mëparshme, krijoi sistemin e korruptuar që shkatërroi Maqedoninë e Veriut.
LEVICA
“Ndërsa ai po përpiqet të ndërtojë një imazh se po shkatërron sistemin e korruptuar, faktet që po bëhen publike tregojnë se edhe familja Toshkovski ishte pjesë e këtij sistemi. Konkretisht, ishte babai i Ministrit të Brendshëm ai që u dënua në vitin 2013 për mashtrimin e 8 personave për pranim ryshfeti gjatë ndërmjetësimit për pensione invaliditeti. Babai i tij u dënua me dy vjet lirim me kusht sepse mblodhi në mënyrë të paligjshme pothuajse 25,000 euro nga personat e dëmtuar, duke u premtuar atyre se do të fitonin të drejtën për pension invaliditeti”.
Tutje, ata shtuan duke thënë se babai i Toshkovskit manipuloi pa mëshirë individë që ishin në një pozicion të palakmueshëm dhe ishin të detyruar të paguanin shuma të mëdha për të luftuar kundër anomalive të sistemit.
Anida Murati /SHENJA/