(VIDEO) VMRO akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për infektimet me ethet hemoragjike

(VIDEO) VMRO akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për infektimet me ethet hemoragjike

Ministria e Shëndetësisë i  bënë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos krijoj panikë tek qytetarët dhe tek punonjësit shëndetësorë, sa i përket situatës me ethet hemorragjike kongo-krime. Kjo siç thuhet në komunikatën e Ministrisë,  është papërgjegjësi dhe manipulim i ulët politik për tema të ndjeshme.

Ministria e Shëndetësisë

“Është gënjeshtër që kompetentët nuk i ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e virusit. Punonjësit tonë shëndetësorë e japin maksimumin që t’u përgjigjen nevojave të pacientëve. VMRO-DPMNE të ndaloj me komunikata të zbrazëta dhe të pabaza me të cilat mundohen të përhapin frikë mes qytetarëve”.

Më herët nga VMRO-DPMNE akuzuan se sëmundja po përhapet, kurse institucionet kompetente po pushojnë. Sipas tyre, Komisioni për infeksione intra spitalore i Klinikës, është në pushim, klinika, nuk ka drejtor, askush nuk e di se ku është, kurse ispektorati shtojnë më tej, mezi tregon shenja jete.

VMRO-DPMNE

“Vdes person me ethe hemorragjike kongo-krime dhe reagim i zakonshëm i kompetentëve, gjithëçka është nën kontrollë. Infektohet e punësuar në Klinikën Infektive. Përsëri gjithëçka është nën kontrollë. 40 persona janë nën mbikqyrje shëndetësore, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarën. Dhe gjithëçka kështu sillet. Asgjë nuk ndalet, asgjë nuk kontrollohet”.

Përndryshe, një ditë më parë nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësorë bënë me dije se deri tani kanë dhënë 40 leje për mbikqyrje shëndetësore, për shkak se kanë qenë persona që kanë pasur kontakt me infermieren e  infektuar me ethet hemorragjike kongo-krime. Një 27 vjeçare nga Shtipi ndërroi jetë pasi ishte pickuar nga rriqëra. Pas analizave të bëra, Instituti i virologjisë njoftoi se bëhet fjalë për ethet hemorragjike kongo-krime.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING