(VIDEO) Vlera e shportës minimale sindikale është rritur me 436 denarë
MARKETING
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kanë shpalosur shifra tronditese sa i përket llogaritjeve të reja të çmimeve. Sipas tyre, vlera e shportës minimale sindikale për marsin është rritur me 436 denarë krahasuar me shkurtin e këtij viti, ndërsa sipas llogaritjeve të reja për këtë muaj, shporta arrin në 67.818 denarë ose 1.100 euro. Llogaritjet e LSM-së tregojnë se ato familje që jetojnë në një apartament me qira kanë nevojë për 15.375 denarë shtesë. LSM thotë se që nga fillimi i vitit, jeta është bërë më e shtrenjtë me 2.326 denarë për tre muaj.
MARKETING
LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË
“Vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars 2026 arrin në 67.818 denarë. Krahasuar me muajin shkurt 2026, kur ajo ishte 67.382 denarë, ka një rritje prej 436 denarësh. Ndërsa, me një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet për muajin mars arrijnë në 83.193 denarë”.
Nga LSM kritikojnë qeverinë se pas gjithë kësaj rritje, ata pagën minimale e risin për 1.667 denarë dhe jo për aq sa kërkojnë nga Sindinakata. LSM kërkon rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të të gjitha pagave të tjera me 100 euro. Sindikatat gjithashtu theksojnë se edhe çmimet e karburantëve të naftës janë rritur me 27.5 denarë për tre muaj.
Samir Mustafa /SHENJA/

