(VIDEO) VLEN zgjedh Adnan Azizin si shef të shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet lokale

(VIDEO) VLEN zgjedh Adnan Azizin si shef të shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet lokale

Koalicioni VLEN ka zgjedhur Adnan Azizin për shef të Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale. Nga ky subjekt njoftuan se, deputeti Aziz u zgjodh në një vendim të marrë unanimisht nga struktura udhëheqëse VLEN-it. Edhe pse zgjedhjen lokale do të mbahen pas pesë muajve, nga kjo parti thanë se, tashmë kanë nisur përgatitjet intensive për fushatën zgjedhore.

MARKETING

Koalicioni VLEN

Zgjedhja e deputetit Azizi në këtë detyrë vjen si rezultat i përvojës së tij të gjatë politike, angazhimit të vazhdueshëm në terren dhe besimit të plotë që gëzon brenda koalicionit VLEN. Ky vendim synon të forcojë përgatitjet dhe koordinimin për zgjedhjet lokale, me qëllim maksimizimin e përfaqësimit dhe suksesit elektoral të subjektit”.

Kujtojmë se, koalicioni VLEN u formua vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Në këtë koalicion, u bashkuan pjesa më e madhe e subjekteve politike, që atëherë ishin opozitë. Megjithatë, rreth një vit par formimit të këtij koalicioni, filluan përplasjet pasi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, kërkoi që në zgjedhjet lokale të dalin me lista të veçanta për këshilltarë komunalë, gjë që nuk u pranu nga parnerët tjerë në koalicion, ndërsa të njëjtit akuzuan kreun e ASH-së, se bashkëpunon me BDI-në dhe e shpallën të vetpërjashtuar nga VLEN-i, pasi sipas tyre, për ta është e papranushme që ndonjë parti në koalicion të bashkëpunojë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Pas këtyre zhvillimeve, VLEN ka nisur procedurat për shkrirjen në një parti.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING