(VIDEO) VLEN: “Qyteti i Sigurt” bëhet për familje që nuk duan të humbasin familjarë!

(VIDEO) VLEN: “Qyteti i Sigurt” bëhet për familje që nuk duan të humbasin familjarë!

Avancimi i projektit të sistemit të vëzhgimit të kamerave “Qyteti i Sigurt” është vlerësuar lartë nga koalicioni shqiptar në pushtet VLEN. Sipas tyre, sistemi që pritet të finalizohet në fillim të muajit të ardhshëm është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion.

VLEN

“Kur flasim për “Qytet të Sigurt”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Flasim për rrugë më të sigurta, për familje që nuk duhet të humbasin më baballarë, fëmijë apo motra për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër”.

Kujtojmë se të premtën  në Kuvend o votua ligji për kundërvatje me 81 vota. Ligji kaloi me votat e partive që e krijojnë shumicën parlamentare, ndërsa u kundërshtua nga deputetët e Frontit Europian dhe ata të LSDM-së. Dje, VMRO-ja mbajti një konferencë për gazetarë ku deputeti Bojan Stojanoski deklaroi se LSDM dhe BDI treguan se janë të pandashme edhe në opozitë, duke theksuar se deputetët e Venko Filipçes dhe Ali Ahmetit u bashkuan kundër sigurisë dhe jetëve të qytetarëve në komunikacion.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING