(VIDEO) VLEN: Qeveria po u siguron të rinjve mundësi për zhvillimin e teknologjisë dhe bizneseve

(VIDEO) VLEN: Qeveria po u siguron të rinjve mundësi për zhvillimin e teknologjisë dhe bizneseve

Pasi qeveria në buxhetin e vitit 2025 ka siguruar mjete për vauçerë  prej 250 eurosh për studentët, që do të munden t’i shfrytëzojnë për të blerë pajisjeve elektronike dhe 10 milionë euro mbështetje për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të dedikuara për nisjen e bizneseve të reja. Grupi i të rinjve të koalicionit  VLEN sot ka mbajtur pres- konferencë për media, ku kanë thënë se qeveria atë që e ka premtuar edhe po realizon.

MARKETING

YLLKA NUREDNI, KOALICIONI

“Me kënaqësi dhe krenari ju njoftojmë se Qeveria ka siguruar mjete për të krijuar kushte më të mira për arsim cilësor dhe për të mbështetur të rinjtë, neve, në realizimin e ideve tona. Investimi tek ne të rinjtë është investim i së tashmes që siguron edhe të ardhmen. Kjo qeveri për dallim prej qeverive të kaluara që kishin vetëm fjalë boshe e xhepat tonë ishin po ashtu bosh, kësaj radhe nuk do të jetë njëjtë”.

Kjo ndihmë qeveritare,  Nuredeni tha se  hap shpresë dhe perspektivë për të ndërtuar një fillim të ri për secilin të ri e të re. Ajo dërgoi apel deri tek të gjithë të rinjët, që siç tha, çdo  gjë mund ta adresojnë  tek ata, ndërsa premton se ata  do të bëjnë çmos që çdo kërkesë të plotësohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING