(VIDEO) VLEN: Pushtetarët e kaluar kanë qenë hajdutë të pangopur
Lidhur me aktakuzën për shpërdorimet gjatë ndërtimit të Teatrit të Tetovës, ku Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar të mërkuren ka ngritur akuzë ndaj një personi juridik dhe propozim aktakuzë ndaj katër personave të tjerë për keqpërdorime gjatë procedurës së ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, ndërsa dëmi që i kanë shkaktuar të akuzuarit buxhetit, kap shifrën e mbi 13 milion eurove, ka reagur sot njëri ndër krerët e Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, i cili thotë se në vetëm 10 ditë mbi 27 milion euro të abuzuara dalin në shesh nga ish qeveria BDI-LSDM. Kasami theksoi se fundi i atyreve që kanë keqpordur pozitën zyrtare është afër dhe ata do të përballen me drejtësinë dhe do ta marrin dënimin e merituar.
Ndërkaq, reagim të njejtë ka pasur Lule Qazimi – Ameti nga koalicioni VLEN, e cilanë një pres konference tha se VLEN garanton se do ta luftojë krimin dhe korrupsionin pa asnjë kompromis.
LULE QAZIMI AMETI,VLEN
“Kjo dëshmon dhe vulos se pushtetarët e kaluar kanë qenë hajdutë të pangopur kanë vjedhur pa masë, prandaj edhe dënimi që ia dhatë ju në zgjedhjet e fundit po merr kuptim dhe ka edhe më shumë peshë. Ju vetëm do të vazhdoni e të dëgjoni . Ne ju porosisim që nuk duhet aspak të befasoheni nga këto që do t’i dëgjoni në vazhdim, sepse, ne me vetëdije të plotë e profesionalizëm maksimal po hetojmë secilin krim dhe korrupsion të pushtetit të kaluar”.
E nga VLEN zotohen se siç thonë, kultura shqiptare e bibliotekat do të ndërtohen pa u vjedhur, e do të pasurohen me vepra e tituj për të pasuruar mendjet e jetën kulturore të qytetarëve.
Samir Mustafa /SHENJA/