(VIDEO) VLEN: Procesi i unifikimit ka nisur edhe nuk ndalet
MARKETING
Koalicioni VLEN, i përbërë nga disa subjekte politike, pritet që në një të ardhme të afërt të formalizohet si një parti e vetme politike. Procesi i bashkimit tashmë ka hyrë në një fazë të avancuar, ku të gjitha partitë përbërëse, duke përfshirë Lëvizjen Besa, Lëvizjes Demokratike dhe ASH-në e mbetur në qeveri, kanë ndërmarrë hapa konkretë drejt shkrirjes së strukturave të tyre organizative. E fundit që bëri këtë hap është edhe partia Alernativa, të cilët e kanë autorizuar kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim.
MARKETING
Vendimi i Alternativës për t’u bashkuar në subjektin e ri politik VLEN, e kanë përshendetur nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, unifikimi i VLEN-it drejt realitetit politik dhe se procesi i unifikimit ka nisur dhe nuk ndalet.
VLEN
“Çdo hap që po hidhet në këtë drejtim dëshmon se VLEN po ecën sigurt drejt konsolidimit në një parti të vetme, si përgjigje e qartë ndaj kërkesës së shqiptarëve për bashkim, forcë dhe përfaqësim të denjë. Pikërisht për këtë arsye, ky proces po përcillet me shpresë nga shqiptarët dhe me shqetësim nga ata që për vite me radhë e kanë trajtuar përfaqësimin si pronë të tyre private”.
Kujtojmë se koalicioni VLEN u formua në fillim të vitit 2024, në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht ai funksiononte si LEN, i përbërë nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa. Më pas, këtij bashkimi iu bashkua edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke e zgjeruar koalicionin dhe duke e shndërruar atë në VLEN. Ndërkohë, në një zhvillim të mëvonshëm politik, Arben Taravari u largua nga qeveria dhe njëkohësisht edhe nga VLEN-i, por koaliconiit para zgjedhjeve lokale iu bashkua Lëvizja Arbëria.
Samir Mustafa /SHENJA/

