(VIDEO) VLEN: Po avancojmë shqiptarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme

(VIDEO) VLEN: Po avancojmë shqiptarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Koalicioni VLEN vlerëson se po ndodh një përthyerje historike në institucionet e shtetit. Sipas koalicionit shqiptar në pushtet, kjo po bëhet pa zhurmë, por me punë të palodhur dhe vendosmëri të hekurt. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku për vite me radhë shqiptarët ishin vetëm numra pa zë, VLEN po sjell drejtësi dhe përfaqësim real. “Deri më tani, janë: 44 shqiptarë të punësuar, 40 shqiptarë të avancuar në pozita të rëndësishme në strukturat e MPB-së”, thuhet në njoftim.

MARKETING

Koalicioni VLEN

Këto nuk janë thjesht shifra, janë shembje e murit të diskriminimit institucional, që u ngrit me përkujdesje nga ata që sot sillen si kujdestarë të interesit kombëtar. Po flasim për të njëjtët që për 20 vjet sunduan MPB-në dhe lanë shqiptarët jashtë saj! Sot, VLEN është duke korrigjuar padrejtësitë historike, duke ndërtuar një administratë që pasqyron fytyrën reale të këtij vendi”.

Koalicioni njofton se koha e frikës dhe e injorancës institucionale ka marrë fund. “VLEN është përgjigjja e shqiptarëve të lodhur nga premtimet boshe! VLEN është alternativa që nuk lyp më, por vendos! thekson VLEN-i. Për veten, koalicioni thekson se është fuqia që e ka marrë përgjegjësinë dhe po e mban fjalën, me punë, jo me propagandë.

“Dhe për fund, një mesazh për ata që na shikojnë nga dritaret e frikës e korridoret e nostalgjisë: VLEN nuk luftohet me thashetheme. VLEN nuk ndalet me shpifje. VLEN nuk rrëzohet me statusa. VLEN është populli, dhe kur populli qeveris, pushteti është bekim, jo plaçkë”, theksohet në komunikatë. /SHENJA/

MARKETING