(VIDEO) VLEN për Grubin: Shqiptarët nuk e kanë traditë të ikin!
VLEN i bën thirrje ish zv.kryeministrit të parë Artan Grubit që të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë, pasi siç thonë ata shqiptarët nuk e kanë traditë të ikin. Zëdhënësi i VLEN-it Driton Sulejmani thotë se Fronti i shpartalluar evropian i kryesuar nga, siç thotë ai, partia non grata BDI, i mbushur me persona të listave të zeza, nuk ka kredilitet të dalin e të flasin më për gjëra që tangojnë shqiptarët, pasi që ata janë demaskuar dhe të ekspozuar para syve të popullit.
DRITON SULEJMANI, ZËDHËNËS I VLEN-IT
“Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi kjo kopje e keqe e Gruevskit, që fliste me gojën plot UÇK, në sprovën e parë me drejtësinë ia mbathi. Eja përballu, Artan. Shqiptarët nuk e kanë zakon të ikin. Shqiptarët, kur kanë të drejtë, përballen me ballin lart dhe nuk tremben. Mos i baltos shqiptarët, mos i përdor ata si mburojë për krimet e tua. Artan Grubi, Përparim Bajrami dhe klika e tyre janë fytyra e vërtetë e krimit dhe korrupsionit”.
Ai thotë se koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se, siç e quan ai, partia non grata BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi dhe se BDI nuk mund të thirret në mbrojtje të flamurit, gjuhës dhe shqiptarët, pasi tani është parti pa kredibilitet dhe pa fuqi për t’I mbrojtur shqiptarët. “Nuk mund të flasësh çdo ditë në mbrojtje të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, ndërsa në momentin kur ftohesh për të dhënë përgjegjësi t’ia mbathësh”, theksoi ai.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/