(VIDEO) VLEN: Marzha për 73 produkte do të vazhdojë edhe për Ramazan

(VIDEO) VLEN: Marzha për 73 produkte do të vazhdojë edhe për Ramazan

VLEN përshëndet vendimin e qeverisë për vendosjen e marzhës për “shportën e vjeshtës”, respektivisht ngrirjen në 10% të marzhës së përfitimit për 73 produkte. Koalicioni paralajmëron se kufizimi i marzhës për produkte të caktuara do të vazhdojë edhe në periudhat e festave fetare si për Ramazan, Pashkë dhe Krishtlindje me çmime të kufizuara për lehtësimin e qytetarëve.

VLEN

Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%! VLEN, nën udhëheqjen e ministrave si Besar Durmishi, qëndron fort dhe përgjegjshëm, duke punuar në interesin e çdo qytetari. Ne jo vetëm që planifikojmë, por edhe veprojmë!”

Ndërkaq, LSDM ka reaguar duke thënë se Qeveria po i mbyll sytë e qytetarëve duke ngrirë marzhen e 73 produkteve ndërsa LSDM i ulte çmimet për 500 produkte.

LSDM

Autoritetet mbyllin sytë para qytetarëve duke e ngrirë marzhin për mezi 73 produkte. Me ngrirjen e paralajmëruar të marzhit të vetëm 73 produkteve, qeveria nën presionin e publikut mbyll një sy dhe rezultati nuk do të jetë asgjë. Masat e qeverisë së Hristijan Mickoskit janë të vonuara dhe nuk kanë asnjë efekt real as në uljen e çmimeve të produkteve dhe as në standardin e qytetarëve”

Pagat janë duke u ulur dhe çmimet mbeten të larta dhe në rritje. Me politika të tilla të gabuara ekonomike të Mickoskit, standardi i qytetarëve vetëm do të ulet- thonë nga LSDM.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING