(VIDEO) VLEN kërkon nga prokuroria të hetojë blerjen e aparateve të kazinove

(VIDEO) VLEN kërkon nga prokuroria të hetojë blerjen e aparateve të kazinove

Koalicioni VLEN para Prokurorisë ka kërkuar që ajo të reagojë mbi dyshimet e ngritura për korrupsion politik të drejtuar nga kuadro të BDI-së në Lotari. Deputeti nga ky koalicion, Bekim Sali, para Prokurorisë Publike kërkoi që ky institucion të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara për, siç deklarojnë, “korrupsion politik nga kuadrot e BDI-së në Lotari”. Sali tha se anëtar të kompanisë “Novo VLT” janë ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, të cilët sipas Salit, në periudhë post-zgjedhore kanë nënshkruar prokurim me aparate të vlerë të 19 milionë erove, ndërsa sipas tij, vlera e tyre në treg është 9 milionë euro.

BEKIM SALI,DEPUTET NGA VLEN

Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të NOVO VLT janë emëruar, dora e zgjatur e Artan Grubit dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami dhe bashkëpartiakët e tij nga BDI-ja, Artin Spahiu dhe Omer Bunjaku. Sipas kësaj marrëveshje korrnizë – Marrëveshje e Furnizimit Publik, e lidhur ndërmjet NOVO VLT dhe bashkëpronarit dhe themeluesit të HTL, më 13 qershor 2024 ose saktësisht 35 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, është planifikuar që në një periudhë prej dy vitesh të prokurohen 1600 terminale video lotarie me një vlerë totale prej gati 19 milionë euro”.

Deputeti nga VLEN tha se Kërkojnë nga Prokuroria Publike të hetojë se cilat janë motivet e këtij prokurimi publik.

BEKIM SALI,DEPUTET NGA VLEN

A është e vërtetë se në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë–marrëveshjes për furnizim publik, çmimi i tregut për një terminal të videollotarisë ishte 3800 euro? A është e vërtetë që çmimi individual për një terminal të videollotarisë, që është rënë dakord në marrëveshjen kornizë – marrëveshjes për furnizim publik, është 10 mijë euro apo 6200 euro më i shtrenjtë se vlera e tij në treg?”.

VLEN pret që Prokuroria Publike në afatin më të shkurt të mundshëm të hapë një lëndë dhe të ndërmarrë veprimet e duhura gjyqësore për zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me arsyet dhe dyshimet për korrupsion politik, të clën tha se e kanë shpalosur.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING