(VIDEO) VLEN: Fjalori i Ahmetit ishte banal dhe ofendues
Koalicioni VLEN ka reaguar pas konferencës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në reagim, VLEN e ka cilësuar si banal, ofendues e të padenjë fjalorin që përdori dje Ahmeti. Sipas tyre, ku fjalor është dëshmia më e qartë e humbjes së kontrollit, e panikut dhe e përfundimit politik të një njeriu që për 20 vjet e trajtoi popullin e vet si pronë private.
VLEN
“Ahmeti sot nuk flet më si lider politik, por si dikush që po fundoset në gjuhën e vet të urrejtjes. Kur një njeri që ka udhëhequr për dy dekada e quan popullin e vet ‘Gazimestan’ dhe i ofendon me ‘700 mijë nana’, atëherë çdo shqiptar e kupton se ky njeri nuk përfaqëson më askënd, përveç vetes dhe rrethit të tij të privilegjuar. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si ata që votuan për VLEN, ashtu edhe ata që votuan për AKI, nuk janë ‘Gazimestan’, por janë komb krenar, që të dielën e kaluar, më 19 tetor, dëshmoi pjekuri të lartë demokratike dhe foli me vendosmëri për ndryshim”.
Nga ky subjekt kanë thënë se, e respektojmë çdo votë dhe çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor, të cilin e quajtën historik dhe besojnë se, më 19 tetor populli shqiptar u çlirua nga frika, presioni dhe shantazhi politik.
VLEN është i bindur se edhe në rrethin e dytë të zgjedhje do të korrin sukses dhe do të fitojnë pothuajse në të gjitha komunat shqiptare.
Kujtojmë lideri i BDI-së të premten pati paraqitjen e tij të parë pas zgjedhjeve lokale. Në të ai tha se fitues të zgjedhjeve kanë qenë AKI, pavarësisht faktit se ata kanë fituar më pak kreytar komunash. Ndërkaq, VLEN-in ai e quajti shoqatë e “Gazimestanit”.
Teuta Buçi /SHENJA/

