(VIDEO) VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në RMV e ka emrin Bujar Osmani

(VIDEO) VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në RMV e ka emrin Bujar Osmani

“Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e ka emrin Bujar Osmani”. Kështu ka deklaruar sot koalicioni VLEN, pasi që zyra e OSBE-ODIHR-së ka vendosur për këtë proces zgjedhor të mbikqyrë me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtë. Amir Elezi, përfaqësues i VLEN tha se cili ka qenë roli i Bujar Osmanit, në kryesimin e OSBE-së dhe cfarë informacione i ka dhënë që ata sot, kanë vlersim ndaj Maqedonisë së Veriut si demokraci e brishtë.

Amir Elezi, PËRFAQESUES I VLEN

“Për fat të keq, në vend se ai ta ndjejë veten përgjegjës për këtë gjendje, ai bën të kundërtën – qahet nga ky raport i OSBE-ODIHR-it, ndërkohë që harron se ai është ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe ai ishte kryesues i OSBE-së gjatë vitit që lamë pas. Nëse kjo gjendje është për t’u qarë, atëherë fajtori e ka emrin pikërisht Bujar Osmani. Sepse ai ka qenë aktori që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë qasje që e ka OSBE-ja ndaj vendit”.

Elezi shtoi se, Bujar Osmani, është i detyruar të sqarojë arsyjen e këtij vlersimi të OSBE-së si dhe mbi bazën e cilave analiza dhe argumente e ka vlersuar në vitin 2023, se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund të prodhojnë destabilitet. Sipas VLEN, kjo detyrimisht e shtron pyetjen se a po përgadit BDI-ja terrenin për të shkaktuar krizë politike.

MARKETING