(VIDEO) VLEN dhe BDI vazhdojnë me akuza ndaj njëra tjetrës

(VIDEO) VLEN dhe BDI vazhdojnë me akuza ndaj njëra tjetrës

Koalicioni VLEN edhe sot ka kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim, se nëse eventuliashtë do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Nga VLEN theksojnë se paralajmërimet e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Sipas tyre, Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike dhe po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in.

VLEN

Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja. Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse ata nuk janë më pjesë e Qeverisë. BDI e mbivlerëson forcën e saj për të organizuar diçka në terren”.

Pa një reformë programore dhe kadrovike, dhe me bojkotet dhe trazirat, nga koalicioni VLEN deklarojnë se e gjithë partia e BDI-së është në rrugë të mbarë për t’u futur në listën e zezë.

Kujtojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para disa ditëve nga Likova tha se nëse cenohet gjuha shqipe, ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, të cilat BDI siç tha Ahmeti do t’i bojkotojë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING