(VIDEO) VLEN dhe BDI përlasen për kandidaturën e Osmanit

(VIDEO) VLEN dhe BDI përlasen për kandidaturën e Osmanit

Koalicioni VLEN sot ka deklaruar se kandidimi i Bujar Osmanit në Komunën e Çairit nuk është adekuad pasi që si thonë ata se qytetarët e Çairit e dinë mirë se ai nuk ka bërë kurrë asgjë për Çairin, asnjë projekt të vetëm, asnjë investim ose iniciativë të vetme, dhe se sa herë që ka qenë në detyrë, ai është shoqëruar me skandale, tendera të dyshimtë dhe keqpërdorim të fondeve publike.

KOALICIONI VLEN
‘’Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu tendera të paligjshëm në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023. Sipas raportit të revizionit: Mbi 120 milionë denarë u shpenzuan pa të dhëna të qarta. Nuk ka dokumentacion se çfarë saktësisht është dorëzuar, instaluar ose lënë si pajisje e përhershme në sallën Boris Trajkovski’’

VLEN thekson se kontratat dhe prokurimet publike u zbatuan pa transparencë dhe me mangësi serioze ligjore. Ndërkohë, ka reaguar BDI-së, e cila thekson se përpjekjet e VLEN për të shpifur nuk janë gjë tjetër veçse keqdashje dhe xhelozi politike. Koalicioni vlerëson se VLEN e ka izoluar vendin nga bota dhe nuk kanë organizuar asnjë ngjarje ndërkombëtare.

BDI

Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të Jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur vendin tonë në qendër të diplomacisë botërore për tre ditë. Ishte një aktivitet i vlerësuar nga çdo partner dhe institucion ndërkombëtar, i përshkruar si i përkryer në organizim dhe si një moment që na bëri krenarë të gjithë qytetarët’’.

BDI thekson se vërteta është e thjeshtë dhe se Maqedonia e Veriut priti botën dhe realizoi një aktivitet, që do të mbahet mend si triumf diplomatik dhe organizativ. BDI vazhdon të njofton se faktet mbeten fakte dhe asnjë zhurmë politike nuk mund të fshijë një histori suksesi kombëtar. Gjithashtu partia politike thotë se shpifjet e VLEN nuk është sulm ndaj një personi është fyerje për çdo zyrtar, vullnetar e qytetar që kontribuoi që Ministeriali i OSBE-së të jetë burim krenarie për Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

MARKETING