(VIDEO) VLEN dhe BDI me akuza të ndërsjellta për “servilizmin” ndaj VMRO-së

(VIDEO) VLEN dhe BDI me akuza të ndërsjellta për “servilizmin” ndaj VMRO-së

“Bashkimi Demokratik për integrim në foltore e paraqet veten si shqiponjë ndërsa në negociata bëhet një kanarinë”, kështu tha Fari Hiseni, nga koalicioni VLEN gjatë pres konferencës së sotme për media. Ai akuzoi BDI-së se po meren me shpërndarjen e lajmeve të rreme, në vend që siç thotë ai të merret me reformimin e partisë. Zëdhënësi u shpreh se Ali Ahmeti u detyrohet qytetarëve që t’iu japë përgjigje se pse i ka ofruar Hristjan Mickoskit të bëhen pjesë e qeverisë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm  të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetarë komunash në Strugë dhe Kërçovë.

FARI HISENI, ZËDHËNËS

“Këtë e bëjnë sepse duan t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre,por ne jemi këtu për ta folur të vërtetën. Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzojë tubimin partiak në Gostivar dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristjan Mickoskit të bëhen pjesë e qeverisë në vend të koalicionit Vlen me 4 ministri, pa kryeparlamentar bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetarë komunash në Strugë dhe Kërçovë”.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim i ka quajtur shpifje deklaratat e VLEN-it. Nga BDI thonë se VLEN-dher VMRO po përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën.

BDI

“Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO-DPMNE-së, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Xingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën”.

BDI i thotë Vlenit se “tani i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari”. Sipas tyre kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING