(VIDEO) VLEN: BDI e shkatërroi arsimin shqip, BDI: Me 9 deputetë nuk mund të përfaqësohen shqiptarët

(VIDEO) VLEN: BDI e shkatërroi arsimin shqip, BDI: Me 9 deputetë nuk mund të përfaqësohen shqiptarët

VLEN akuzon përsëri partinë opozitare, Bashkimin Demokratik për Integrim për shkatërrimin e arsimit, duke thënë se madje këtë e ka vërtetuar edhe Revizioni. Përmes një komunikate ata lanë të ditur se Enti Shtetëror i Revizionit hapi dosjen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe ajo që u zbulua, sipas tyre, nuk befason më askënd: kaos, shkelje të ligjit, abuzim me buxhetin dhe partizim politik deri në palcë.

Ata theksuan se Revizorët kanë konfirmuar se, Zeqirija Hasipi, i vendosur në krye të Byrosë nga Ministria e Arsimit gjatë kohës kur ajo drejtohej nga kuadri i BDI-së, Jeton Shaqiri, ka qëndruar në atë post për më shumë se 5 vite. Pa shpallje publike si dhe pa transparencë.

VLEN

“Byroja është drejtuar nga dy persona pa mandat të rregullt – në kundërshtim të plotë me ligjin. Pagesat për bashkëpunëtorët e jashtëm janë bërë pa kritere të qarta dhe pa kontroll. Nuk ka pasur mjete për trajnimin e mësimdhënësve, por gjithmonë ka pasur para për punësime partiake”.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka lëshuar një deklaratë ku deklarohet se përfaqësuesit  e koalicionit LEN, nga ku me vetëm 9 deputetë pretendojnë të përfaqësojnë mbi 29% shqiptarë në institucione, vazhdojnë të relativizojnë bashkëpunimin e tyre të mëhershëm me partitë maqedonase, duke e quajtur atë “eksperiment që nuk funksionoi”.

Bashkimi Demokratik për Integrim

“Problemi nuk qëndron tek një eksperiment i dështuar politik. Problemi është se kjo qasje e eksperimentimit me shqiptarët po vazhdon – me pasoja reale dhe të rrezikshme. Sot jemi dëshmitarë të një vale të re eksperimentimesh: A është eksperiment përpjekja për të normalizuar një qeveri pa shumicë shqiptare, pa mandat dhe pa përfaqësim të drejtë?”

Sipas BDi-së e gjithë kjo nuk është as gabim, as rastësi, por është një model: të testosh kufirin e pranueshmërisë së shqiptarëve.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING