(VIDEO) VLEN: BDI e LSDM u munduan ta kthejnë Gruevskin për ta përçarë VMRO-në

(VIDEO) VLEN: BDI e LSDM u munduan ta kthejnë Gruevskin për ta përçarë VMRO-në

VLEN sot ka akuzuar BDI-në dhe LSDM-në se gjatë ditëve të fundit të pushtetit janë përpjekur ta kthejnë ish kryeministrin Nikolla Gruevski në vend. Ata thonë se koalicioni BDI-LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në vend me qëllim të shkaktimit të përçarjes në VMRO, si mënyrë e vetme që të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Driton Sulejmani nga VLEN theksoi se për kthimin e Gruevskit ka pasur një takim në Vodno.

DRITON SULEJMANI, VLEN
“Në detajet shokuese rreth operacionit për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të inkuadruar një grup kontrabaduesish në krye me kryetarin e partisë Ali Gruevski Ahmeti, ish zv/kryeministrin Artan kazinomani Grubi dhe ish ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Pacientin Osmani i cili gjatë kohës deri sa ishte
ministër, e kishte takuar Gruevskin në Budapest. Për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski,Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Bujar Osmani”.


Ai më tej thotë se gjatë tentimeve për kthim të Gruevskit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet “njerëzve të tyre” në gjykata. Ndërsa theksoi se pjesa më pozitive e takimit është se këtë ka arritur ta incizojë një i punësuar në administratë. Lidhur me planin për lirimin e Gruevskit, Sulejmani thotë se aso kohe është bërë edhe presion ndaj gjykatës së lartë.

DRITON SULEJMANI VLEN

Derisa ka zgjatë takimi, nga kabina e përkthyesit ka arritur ta incizojë bisedën me telefon dhe në fund incizimin e njëjte t’ia dorëzoj Blerim Qoseto Bexhetit. Ahmeti dhe BDI për të zbatuar planin e tyre për lirimin e Gruevskit, kryenin presion të ashpër ndaj Gjykatës së Lartë, por këtu hasën në rezitencë të kryetares së kësaj gjykate Besa Ademit, ndaj të cilës më vonë u ngritë iniciativë për shkarkim si pasojë e mos dëgjimit të urdhrave”.

VLEN pyet publikisht BDI-në dhe dhe kreun e saj se përse gjithë kjo nostalgji për Nikollën? “Çfarë ju bashkon? A keni qenë të shantazhuar nga Blerim Qoseto Bexheti që ka patur incizimin e takimit sekret në Vila Vodno, që t’i riktheni në skenë bashkë me Musa Xhaferin duke vendosur si bartës liste për deputetë?, thotë Sulejmani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING