(VIDEO) VLEN: Ahmetit të mos kërkojë konak në Zvicër, por të japë llogari për Gruevskin
VLEN i bëri thirje liderit të BDI-së Ali Ahmetit që të jap llogari para qytetarëve lidhur me informacionet për tentim-kthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevskit në vend. Zëdhënësi i VLEN-it Driton Sulejmani tha se VLEN nuk do të lejojë që skandalet t’i mbulojë pluhuri i heshtjes pa dhënë llogari përballë popullit dhe drejtësisë. “Nga Shkupi i themi Ali Ahmetit mos kërko konak në Zvicër por eja përgjigju opinionit për mikun tend të çmuar Nikolla Gruevskin”, tha ai.
DRITON SULEJMANI, ZËDHËNËS I VLEN-IT
“Zotri Ahmeti ju tentuat ta ktheni Gruevskin dhe dështuat, tani radhën e ka opinion të merrë vesh se si ju me meraklit e kazinove tentuat ta ktheni dhe amnestoni famëkeqin Nikolla Gruevski. Eksponentë të lartë të BDI-së orkestruan rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Shkup. Kjo parti që thirret si parti shqipëtare në heshtje ka punuar për rikthimin e tmerrit të shqiptarëve Gruevskit vetëm për ta zgjatur pushtetin e tyre”.
I pyetur lidhur me mohimet e BDI-së ndaj këtyre akuzave Sulejmani thotë se është një tentativë e pa sukseshme për t’i ikur të vërtetës. Ai theksoi se edhe ndryshimet e kodit penal që u bënë nga koalicioni LSDM-BDI u bënë me qëllim të kthimit të Gruevskit.
DRITON SULEJMANI, ZËDHËNËS I VLEN-IT
“Gjithashtu kemi edhe disa ngjarje që kanë ndodhur në shtetin tonë në kohën kur qeveriste LSDM-BDI, siç ju kujtohet rasti i ndryshimit të kodit penal që ka qenë një vepër politike skandaloze, e këtë fatkeqsisht e bënë edhe duke e keqpërdorur flamurin Europian ku në mënyrë të kontrabanduar i votuan ndryshimet ligjore për ti ulur dënimet e atyre që kanë keqpërdorur pozitat e tyre që i kanë pasur. Kjo na sjell dyshime se gjithë këto ndryshime ligjore janë bërë me të vetmin qëllim për ta kthyer Nikolla Gruevskin këtu”.
Nga VLEN theksojnë se për kthimin e Gruevskit ka pasur një takim në Vodno që është mbajtur në muajin mars dhe se në takim kanë marrë pjesë ish presidenti Stevo Pendarovski, ish kryeministri Dimitar Kovaçevski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Ish Zv. Kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq, Ish Zv. Kryeministri I qeverisë Artan Grubi dhe ish ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani. Lidhur me planin për lirimin e Gruevskit, Sulejmani thotë se aso kohe është bërë edhe presion ndaj gjykatës së lartë ku edhe pati rezultuar me iniciativë për shkarkim të gjykatëses Besa Ademi.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/