(VIDEO) “Vizioni M”, organizon turneun tradicional të shahut

(VIDEO) “Vizioni M”, organizon turneun tradicional të shahut

Në një atmosferë të qetë, por të mbushur me përqendrim dhe strategji, klubi “Anpasan”gjatë ditës së sotme ka zhvilluar turneun e pestë me radhë të shahut, në Kodrën e Diellit nën organizimin e shoqatës kulturore Vizioni M. Ky aktivitet tashmë është kthyer në një traditë për adhuruesit e këtij sporti intelektual, duke mbledhur shahistë të të gjitha moshave dhe niveleve nga vende të ndryshme si Maqedonia e Veriut, Kosova Shqipëria e Bullgaria.

MARKETING

Nazmidin Imeri, organizator

 “Grupi i shahut kësaj radhe mban turnirin e 5 me radhë i cili është tradicional, po këtë vit si turnir është më masovik, në Maqedoni vje duke u shtuar numri i pjesëmarrësve dhe këtu falenderoj të gjithë shahistët pike së pari, kam kënaqësinë e veçantë që, i përshëndes të gjithë shahistët e të gjithë Maqedoninë perëndimore që janë pjesëmarrës gjithashtu Kosova, Shqipëria, Bullgaria është pjesëmarrëse i përshëndes dhe ju uroj suksese të gjithëve. Momentalisht në këtë turnir afër 180 shahistë, qëllimi i këtij turnir është që ti shoqërojmë shahistët, të socilizojmë, të njifen, ti bashkojmë me një fjalë. Për vendin e parë kemi paraparë 16 mijë denarë”.

Ndërkaq përderisa shahistët përballeshin me sfidat e turneut, ata zgjodhën të freskoheshin me pijen freskuese V7 natural, e cila u dha qetësi dhe përqendrim në çdo lëvizje. Kurse pas turneut të lojës në deklaratën e tij Nderim Saraqi nga Kosova, njëri ndër shahistët me strategji më të mirë dhe fitues i disa turneve të shahut tashmë, vlerëson se për të fituar rezultat duhet përgaditje.

NDERIM SARAQI, SHAHIST NGA KOSOVA

“Ky është turneu i 5 që po mbahet “Vizioni M” I organizuar nga klubi I shahut “ANPASAN”. Këtë vit është një kampionat mund të them me numër të madh të shahistave, diku rreth 180 shahistë që ishin duke luajtur tash, gara është mjaftë e fortë. Për ne është nder dhe krenari të marrim pjesë në këtë garë’ po unë si profesionist në lojën e shahut normalisht që përgaditem vazhdimisht këtë turne e kam fituar edhe më para shpresoj që edhe këtë vit ta fitoj por përsëri them që konkurrenca është mjaft e fortë. Po këtu të gjitha duhet ti bashkojmë për të aritur rezultat normalisht përvoja mirëpo kryesorja është përgatitja, sado që ke talent nuk është e mjaftueshme nëse nuk përgatitesh ”.

Po ashtu edhe kampioni i Shqipërisë në shah, Llambi Pasko tha se është një ndjesi e mirë pjesëmarrja në këtë garë nga ku vlerëson që për të korrur sukses duhet një kombinim mes strategjisë, dhe përvojës.

LLAMBI PASKO, SHAHIST NGA SHQIPËRIA

“ Një ndjesi shumë shumë e mirë, shoh një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 200 pjesëmarrës, shoh një rini që kanë shumë pasion shahun, shoh një organizim të shkëlqyer nga “Vizioni M” së bashku me klubin “ANPASAN”.  Strategjia, përvoja, eksperienca patjetër normalisht.  Unë prej 7 vitesh luaj në klubin “ANPASAN” dhe në vitet në vazhdim kemi projekte së bashku si kampion i Shqipërisë nuk mjaftohemi vetëm me pjesëmarrjen por me fitore” .

Loja e inteligjencës vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë pjesëmarrës dhe spektatorë, prej gjithsej 180 pjesëmarrës nga ku për fituesin e garës organizatori Nazmidin Imeri njoftoi që është paraparë që të shpërblehet me 16 mijë denarë si vlerësim për performancën dhe suksesin e treguar gjatë turneut.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING