(VIDEO) Viti shkollor do të përfundojë pa libra për gjuhët e huaja
Këtë vit nxënësit do të mësojnë pa libra të gjuhëve të huaja. Ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska dhe shkencës sot njoftoi se tenderi për librat e gjuhëve të huaja do të shpallet në muajin janar dhe vitin e ardhshëm nxënësit do ti kenë librat në dispozicion.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Tenderi për furnizimin me libra të gjuhëve të huaja më së voni do të shpallet në muajin janar, që nënkupton se në vitin tjetër të ardhshëm të gjitha librat e gjuhëve të huaja do të jenë në dispozicion”.
E pyetur lidhur me strategjitë e reja të arsimit, kryesisht mësimin në një ndërrim, Janevska tha se momentalisht në shkollat e qytetit të Shkupit nuk ka kapacitet po në përgjhithësi siç tha ajo, brenda territorit të shtetit ekzistojnë mundësi për të filluar këtë proces. Ajo tha se ku është e nevojshme do të ndërtohen edhe klasa të reja.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Nuk ka kapacitet në vend që mësimi përnjëherë për të gjithë të bëhet në një ndrim dhe gjithëditor momentalisht, por plani është se aty ku ka mundësi procesi të filloj. Ka pothuasje kushte gjithkund brenda shtetit, problematike është Shkupi dhe disa shkolla në qytete më të mëdha. Planifikojmë dhe veçmë me bankën botërore punojmë në një projekt. Analizë ka bërë MASH por do të bëjë edhe banka botërore, të shihet se ku mund të fillohet me mësim në një ndrërrim, me ndërtim të klasave të reja”.
Ajo sqaroi se në rreth 140 shkolla, për të filluar me mësim në një ndrim duhet të ndërtohen nga 1 deri në 15 klasa, ndërsa në komunat Çair dhe Aerodrom duhet të ndërtohen shkolla.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/