(VIDEO) Visar Ademi sfidon rivalët: Ejani të pimë kafe dhe të shkëmbejmë mendime

(VIDEO) Visar Ademi sfidon rivalët: Ejani të pimë kafe dhe të shkëmbejmë mendime

Ndryshe nga zhurmat, përplasjeve dhe tensionet politike, para fushata për zgjedhjet lokale në Gositivar, pritet të fillojë me nga një kafe mes kandidatëve, pasi kandidati i pavaur për kryetar komune të Gsotivar, Visar Ademi, ka vendosur të ndryshojë ritmin dhe t’i ftojë rivalët e tij në një takim miqësor.

Në letrën e hapur drejtuar atyre, Ademi uron suksese për kandidaturat dhe theksonë rëndësinë e një fushate që nuk përçan, por bashkon.

VISAR ADEMI, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E GOSTIVARIT

Përpara se të shkojmë drejt një debati publik, dëshiroj t’ju ftoj të dyve në një kafe të përbashkët të dielën, në orën 10:00, në kafe ‘Minjon’ skaj lumit. Kjo do të ishte një mundësi e mirë që të ulemi në një atmosferë miqësore, të shkëmbejmë mendime dhe të japim një shembull qytetarie përpara se gara të hyjë në fazat e saj më energjike”.

Sa i përket kandidaturave në komunën e Gostivarit, tani më dihet gjithçka. Përveq Ademit, kandidatë nga Aleanca Kombëtare për Integrim, do të jetë kryetari aktual, Valbon Limani, ndërsa nga koalicioni VLEN , të premtën vendosen që kandidati i tyre të jet Sebaedin Dauti.

VLEN

Liderët bashkërisht me funksionarë të tjerë të VLEN në takimin e mbajtur në zemër të Gostivarit, morën vendimin që duan qytetarët, që Sebaedin Dauti të jetë kandidati ynë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit”.

Ndryshe, zyrtarizimi i kandidatëve për komuna nga partitë politike është pothuajse drejt finalizimit, me disa përjashtime të vogla. Përveq kandidatëve, partitë tani më kanë filluar t’i shpallin edhe bartësit e listave për këshilltarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING