(VIDEO) Vetëm dy nënshkrime për kandidatët e pavarur për kryetar komuash dhe këshilltarë

(VIDEO) Vetëm dy nënshkrime për kandidatët e pavarur për kryetar komuash dhe këshilltarë

Për të marrë pjesë në zgjedhje, kandidatëve të pavarur për kryetarë komunash dhe këshilltarë, do ju nevojiten vetëm dy nënshkrime, nga dy votues. Kështu e parasheh rregullorja e re për rregullimin e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetje të listave të kandidatëve, të cilën e miratoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Rregulloren e re e propozoi anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Aleksandar Dashtevski, anëtar i KSHZ-së

Kur paraqitësi i listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit ose i një liste kandidatësh për kryetar komune është një grup votuesish, është e nevojshme që ata ta konfirmojnë propozimin e listës së kandidatëve para departamenteve rajonale ose zyrave rajonale të KSHZ-së me dokumente të vlefshme identifikimi, me adresën e vendbanimit të komunës përkatëse për të cilën paraqitet lista përkatëse e kandidatëve, dhe të paktën dy votues duhet ta nënshkruajnë formularin e përshkruar në mbështetje të të njëjtës”.

Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko theksoi se ka mendim të kundërt nga kolegu i tij, për shkak të karakterit proceduror juridik, por e mbështet për shkak të interesit të procesit zgjedhor.

Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së

Për shkak të karakterit formalo -juridik dhe të arsyeve të theksuara nuk pajtohem dhe kam mendim ndryshe, megjithatë unë dhe kolegu Oliver Ristovski do të votojmë dhe ta mbështesim këtë rregullore sepse vlerësoj se kjo është në interes të procesit zgjedhor dhe realizimit të pandërprerë të të gjitha veprimeve të procesit zgjedhor”.

Sipas tij, neni 60 i Kodit Zgjedhor e përcakton, parasheh dhe jep të drejtën e pjesëmarrjes së një grupi votuesish për të paraqitur listë dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, por, pa mbledhje të nënshkrimeve. Siç theksoi, ky është shkaku që Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dispozitat mbi numrin e nënshkrimeve të mbledhura të parashikuara në nenin 62.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING