(VIDEO) Vërshimet në Kërçovës, Kryqi i Kuq evakuoi 250 persona, mes tyre 61 fëmijë
Vullnetarët e Kryqit të Kuq në rajonin e Kërçovës nga përmbytjet kanë evakuuar foshnje 1 muajshe, 2 muajshe dhe 7 muajsh, ndërsa në total kanë evakuuar 61 fëmijë. Gjithashtu bëjnë me dije se gjithsej në këtë rajon janë shpëtuar 250 persona. Më tej thonë se 362 familje, ose rreth 1200 persona, janë të prekur nga dëmet materiale që shkaktoi moti i keq. Kryqi i Kuq i RMV-së të prekurve nga përmbytjet po ju ofrojnë edhe mbështetje materiale dhe psikologjike.
Kryqi i Kuq
“Në komunën e Kërçovës, si pasojë e përmbytjeve, janë evakuuar dhe strehuar gjithsej 250 persona. Nga ta, 61 janë fëmijë – përfshirë një fëmijë 1 muajsh, një 2 muajsh, një 7 muajsh dhe 58 fëmijë të moshës 2 deri 10 vjeç. Ndër të evakuuarit ka gjithashtu 189 të rritur, nga të cilët 102 gra dhe 87 burra, si dhe 11 persona me aftësi të kufizuara”.
Qendra e Menaxhimit të Krizave bën me dije se strehimi i personave të evakuuar është bërë në sallën sportive Hristo Uzunov.
Qendra e Menaxhimit të Krizave
“Në rrugën Prilepska është regjistruar përmbytja më e madhe e shtëpive dhe janë evakuuar 220 persona të cilët janë sistemuar në sallën sportive Hristo Uzunov. Ka pellgëzime edhe në rrugën 29 Nëntori në lagjen Podvarosh ku janë përmbytur bodrume në disa shtëpi. Janë përmbytur edhe objekte të spitalit në Kërçovë”.
Nga përmbytjet që ndodhën fundjavën që lam pas, sipas QMK-së gjendja është stabilizuar dhe thonë se po monitorohen.
Bëjnë me dije se në Gostivar, gjendja më kritike është regjistruar në fshatin Forinë, i cili është më i prekuri nga përmbytjet. Njoftojnë se janë përmbytur edhe sipërfaqe bujqësore në fshatrat Çajlë, Turçan, Vrapçisht dhe Bellovisht.
Edhe në Komunën e Likovës, QMK thotë se në një pjesë të fshatit Opajë janë përmbytur sipërfaqe bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të lumit. Ndërsa sipërfaqe bujqësore të përmbytura tha se ka edhe në fshatin Orizare.
Emine Ismaili /SHENJA/

