(VIDEO) Vendoset gurthemeli i kampusit të UNT-së, investim prej 42 milionë eurosh
Zyrtarë të qeverisë u mblodh sot për të hedhur gurthemelin e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza. Ky projekt siç u shprehën synon të krijojë një hapësirë më moderne universitare dhe kushte më të mira për studentët dhe stafin akademik. Projekti përfshin hapësira moderne mësimore, laboratorë dhe ambiente të tjera akademike. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se arsimi duhet të jetë themeli i zhvillimit të shtetit, duke shtuar se nuk ka ekonomi të fortë pa universitete të forta dhe nuk ka shtet modern pa të rinj të arsimuar dhe të motivuar.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Qeveria ka sjellë vendim për sigurimin e gjithësej 42 milion eurove për realizimin e këtij projekti. Prej tyre, 40 milion janë të dedikuara për ndërtimin e objekteve, kurse rreth 2 milion janë për mbikqyrjen e ndërtimit. Kampusi i ri do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 31 mijë metrash katrorë dhe do të përfaqësojë një kompleks akademik modern”.
Zëvendës kryeministri Bekim Sali deklaroi se arsimi është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë tonë.
BEKIM SALI-ZËVENDËSKRYEMINISTËR
‘’Ky aktivitet i sotëm, është një dëshmi se arsimi është një shtyllë e rëndësishmë për shoqërinë tonë, dhe investimi në arsim nuk është vetëm një investim të objekteve apo godianve por është një investim në të ardhmen e një kombi . Rinia, studentët, janë e ardhmja e kombit tonë dhe investimi në ta është për një më të mirë të nesërme’’.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janveska u shpreh se “Nënë Tereza” është universiteti më i ri dhe po e përmirësojnë infrastrukturën, për ti motivuar mësimdhënësit dhe studentët.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Po i përmirësojmë kushtet infrastrukturore si për mësimdhënësit ashtu edhe për studentët që të jenë të motivuar. Mësimdhënësit të mund të plotësojnë kushtet nga zgjidhja e re ligjore dhe me këtë të sigurojnë arsim të shkëlqyer dhe kërkime të larta shkencore, që t’ ju përcjellin studentëve dituri dhe aftësi, që të jenë të përgatitur për tregun e punës”.
Ky kampus sipas zëvendës ministres së Transportit do ofroj hapsira moderne, për dije, kërkim shkencor dhe zhvillim akademik.
KALTRINA ZEKOLLI, ZV/MINISTRE E TRANSPORTIT
‘’Sot po hapim një kapitull të ri, sot po vendosim gurëthemelin e kampusit më të madh universitarë në vend një investim rreth 42 milion euro, që do të ofrojë hapësira më moderne për dije, kërkimin shkencor dhe zhvillimin akademik të gjeneratave të ardhshme’’.
Sipas rektorit të UNT-së Bekim Fetajit, ky universitet përfundimisht po e fiton shtëpinë e vet.
BEKIM FETAJI-REKTOR
‘’Me këtë Universiteti Nënë Tereza, e fiton shtëpinë e vete të përherëshme dhe ne sot hapim gurëthemelin i një tempulli të ri të dijes, dhe humanizmit në zemër të Shkupit. Universiteti jonë mbanë me krenari emrin e shenjëtores tonë Nënë Terezë, një figurë midis më influencuese ne aspect global të shëkullit të kaluar’’.
Ky universitet sipas kryetarit të komunës së Cairit Izet Mexhiti, nuk ka rëndësi vetëm për arsimin shqip, por për të ardhmen akademike të shqiptarëve.
IZET MEXHITI-KRYETARË I KOMUNËS SË CAIRIT
‘’Sot po vendosim gurthemelin, e kampusit të Universitetit Nënë Tereza ky është një moment historik sepse sot po vendosim themelet e një kapitullit të ri për arsimin shqip dhe për të ardhmen akademike të shqiptarëve. Me një vlerë prej 42 milion eurosh ky projekt është investimi më i madhë, në arsimin shqip në Maqedoninë e Veriut dhe një nga investimet më të mëdha në rajon’’.
Objekti i Universitetit “Nënë Tereza”, pritet të përfundoj brenda 5 viteve. /SHENJA/

