(VIDEO) Vendimi i kushtetueses për jorezidentët, Rexhepi: U hoq një diskriminim i rëndë

“U hoq një diskriminim i rëndë që ju është bërë qytetarëve të cilët për hallet e tyre janë detyruar të migrojnë përkohësisht dhe që ishin të evidentuar si qytetarë jorezidentë”. Kështu thotë deputeti Skender Rexhepi Zejdi, i cili e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nismën për metodologjinë e përdorur në regjistrimin e fundit e cila qytetarët i ndante në rezident dhe jorezident, të cilën Kushtetuesja solli vendim që ta shfuqizojë. Zejdi thotë se do të kërkojnë përgjegjësi penale pasi sipas tij nga ndarja e buxhetit, komunave me shumicë shqiptare u janë mohuar gati 10 milion euro.
MARKETING
SKENDER REXHEPI, DEPUTET I FRONTIT EVROPIAN
“Në bazë të informatave bazë, gati 10 milion euro, po flas për komunat shqiptarë ka mungesë dhe ka dallim mes përfshirjes së buxhetit nga rezident dhe jo rezident si ka qenë deri sot. Qeveria aktuale ka ndalë gati 10 milion euro mjete financiare për komunat me shumicë shqiptare duke I larguar ata të cilët nuk janë rezident”.
Ndërkaq, për këtë regjstrim, koalicioni VLEN i cili ka nisur serinë e konferencave për siç kanë thënë ata zbardhjen e së vërtetës së një procesi që duhej të ishte pasqyrë e realitetit, ndërsa u shndërrua në një mashtrim dhe tradhëti poshtëruese të BDI-së ndaj shqiptarëve.
DRITON SULEJMANI, VLEN
“Në fshatin Ladorisht, janë regjistruar vetëm 1.344 banorë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 qytetarë, apo mbi 1.000 më shumë. Në Veleshtë, janë regjistruar 2.196 banorë, por votuan 2.377, apo rreth 200 më shumë. Në Livadhi, sërish rezulton më shumë votues sesa banorë të regjistruar”.
Derisa po vazhdojnë akuzat për regjistrimin e vitit 2021, kryeministri Hristijan Mickoski dha propozim për mbajtje të një regjistrimi elektronik të popullsisë vitin e ardhshëm.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/