(VIDEO) Velkovski: Për 3200 të punësuar në “Shën Kirill” është gjetur zgjidhje për rritjen e pagave

(VIDEO) Velkovski: Për 3200 të punësuar në “Shën Kirill” është gjetur zgjidhje për rritjen e pagave

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, njoftoi se 3200 punonjësve të Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi” do t’iu rriten pagat. Ky është rezultati i takimit të sotëm, të ministrit Velkovski me rektoren e Úniversitetit, Biljana Angelova dhe përfaqësues të sindikatës.

MARKETING

Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale  bëjnë të ditur se në mbledhje është marrë vendim për njohjen e marrëveshjes kolektive individuale të Universitetit , e me këtë edhe rritje të pagave të tyre.

Gjoko Vellkovski, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale

“Ftoj ministritë përkatëse, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Financave që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për njohjen e Marrëveshjes Kolektive dhe rritjen e pagave të punonjësve të Universitetit”.

Në lidhje me kompetencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës  Sociale, ministria njofton opinionin se bëhet fjalë për Marrëveshje Kolektive individuale, për të cilën nënshkruesit, në pajtim me nenin 231 paragrafi 3 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, kanë detyrimin që të njoftojë Ministrinë për nënshkrimin e saj, që në këtë rast edhe është bërë.

Meqenëse nënshkruesit e marrëveshjes kolektive të lidhur ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi” kanë vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit, në lidhje me këtë lloj marrëveshjeje, Ministria e Punës dhe Politikës Socioale  konsideron se nuk ka asnjë pengesë ligjore në aspektin e zbatimit të saj dhe më tej për veprim. /SHENJA/

 

MARKETING