(VIDEO) Veljanovski kundër Talatit, i dënuari për dhunë në Kuvend “jep mendë” për ndryshimet kushtetuese!

(VIDEO) Veljanovski kundër Talatit, i dënuari për dhunë në Kuvend “jep mendë” për ndryshimet kushtetuese!

Votimi i ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet më së voni sot, gjithçka tjetër paraqet shkelje të Rregullores së punës së Kuvendit. Kështu vlerëson ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, në një letër publike dërguar mediave. Sipas tij, Rregullorja e Kuvendit nuk lejon paqartësi në një procedurë me rëndësi aq të madhe.

TRAJKO VELJANOSKI, ISH KRYEPARLAMENTAR

“Në pajtim me nenin 196 paragrafi 1 i Rregullores për punën e Kuvendit të RM-së, debati për ndryshim të Kushtetutës zgjatë 10 ditë pune dhe pas përfundimit të debatit, bëhet votimi. Sot, më 1 shtator përfundojnë 10 ditë pune qëkur është hapur procedura dhe ka përfunduar debati për ndryshim të Kushtetutës, në seancën e Kuvendit, me numër 123, e caktuar dhe e mbajtur më datë 18 gusht”.

Po ashtu Veljanoski jep zgjidhje se si  të reagohet në këtë situatë.

TRAJKO VELJANOSKI, ISH KRYEPARLAMENTAR

“Për dalje nga kjo situatë, është e nevojshme në pajtim me nenin 67 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit, minimum 20 deputetë të kërkojnë vazhdim të seancës 123, kurse kryetari i Kuvendit në pajtim me nenin 24 pargrafi 2 i Ligjit për Kuvendin të thirrë koordinim ad-hoc, në të cilin do të dakordohet për datën e vazhdimit të seancës 123 të Kuvendit, ku duhet të votohen ndryshimet kushtetuese”.

Sipas praktikës së deritanishme të Maqedonisë së Veriut, thotë më tej ai, asnjëherë nuk ka ndodhur të ngritet procedurë për ndryshim të Kushtetutës pa u siguruar paraprakisht pajtueshmëria politike prej dy të tretave.

Ndërkaq, në prononcimin e fundit për media të kryeparlamentarit Talat Xhaferit, ai tha se nuk ka bërë shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe se seancën për votimin e ndryshimeve kushtetuese do ta vazhdoj kur të sigurohet shumica e 2 të tretave të nevojshme.

Përndryshe, ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski si njëri nga organizatorët e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend më 27 prill 2018, është i denuar me 6 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë”. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING