(VIDEO) Vdekja e Papës, ngushëllojnë liderët botëror

(VIDEO) Vdekja e Papës, ngushëllojnë liderët botëror

Pas vdekjes së kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françesku mëngjesin e sotëm, liderë të shumtë botëror dërguan mesazhe ngushëllimi. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telegramin e saj të ngushëllimit theksoi se, “Papa frymëzoi miliona njerëz, shumë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij kaq të pastër për më pak fat”.

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

Sot bota mban zi për vdekjes e Papa Françeskut. Ai frymëzoi miliona njerëz, përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë kaq të pastër. Ngushëllimet e mia janë me të gjithë ata që e ndjenë këtë humbje kaq të thellë. Le të gjejmë ngushëllim në idenë se trashëgimia e Papa Françeskut do të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve drejt një bote më të drejtë, paqësore dhe më të dhembshur”.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një reagim në llogarinë zyrtare në platformën X, ku thuhet “U prefsh në paqe Papa Françesku”.

Ndërkaq, një reagim kishte edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance.

JD Vance, zëvendëskryeministri amerikan

Zemra ime është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë.”

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se lajmi për vdekjen e Papa Françeskut ishte një lajm shumë i trishtë, pasi po i jepet lamtumira një njeriu të madh.

Giorgia Meloni, Kryeministri i Italisë

Na trishton thellësisht, pasi po i themi lamtumirën një njeriu të madh. Kam pasur privilegjin që të shijoj miqësinë, këshillat dhe mësimet e tij, të cilat nuk më kanë dështuar kurrë. Por, ne e dimë që tani ai është në shtëpinë e Zotit”.

Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit, në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë, pasi para ndarjes nga jeta, ai ka kërkuar që trupi i tij të mos vendoset në platformën e ngritur në katafalkë, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Pasaradhësi i tij zgjidhet të paktën 15 ditë më vonë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING