(VIDEO) Vdekja e foshnjës nga plumbi qorr, ministri paralajmëron ashpërsimin masave për përdoruesit e fishekzjarreve

(VIDEO) Vdekja e foshnjës nga plumbi qorr, ministri paralajmëron ashpërsimin masave për përdoruesit e fishekzjarreve

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi ashpërsimin e politikave ndëshkuese për tregtimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Ai theksoi se edhe krahas fushatave të intensifikuara parandaluese, problemi është aty, posaçërisht në mjediset urbane.

Duke folur për rastin tragjik të dyvjeçarit i cili vdiq nga një plumb qorr, ministri nuk dha shumë detaje por tha se hetimi po vazhdon.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

Hetimi po vazhdon. Ajo që është zyrtare deri tani është se bëhet fjalë për një plumb që është vërtetuar nga ana e organeve kompetente. Nuk bëhet fjalë për plumb që direkt është drejtuar drejtë fëmijës, por bëhet fjalë për një plumb qorr. Do t’i ndërmarrim të gjitha hapat me qëllim që të vërtetojmë autorin konkret”.

Ministri Toshkovski u shpreh se në njërin nga aksionet policore për sekuestrimin e pajisjeve piroteknike, është vërtetuar përfshirja e një zyrtari policor, gjegjësisht se ai ka lejuar hyrjen jolegale të mjeteve piroteknike në RMV.

Duke folur për dëmet që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike, drejtoresha e Klinikës për Kirurgji Plastike Jasmina Gjorgjievska Pavllovska njoftoi se natën e Vitit të Ri, janë lënduar 5 fëmijë dhe dy të rritur.

Jasmina Gjorgjievska Pavllovska, drejtoresh e Klinikës për Kirurgji Plastike

Dy të lënduarit janë të moshës 50 dhe 58 vjeçare, meshkuj. Më i moshuari ka dashur të tregohet para mbesës së tij duke hedhur petarde, që është papërgjegjshmëri nga ana e tij dhe janë amputuar majat e gishtave. Ndërsa 50 vjeçari e ka marrë petarden nga fëmija që ai të mos lëndohet dhe ka eksploduar në dorën e të moshuarit”.

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se në vitin 2025 u sekuestruan 252,000 copë mjete piroteknike dhe 37 persona u privuan nga liria, për të cilët u ngritën 37 kallëzime penale.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING