(VIDEO) Vazhdon “Java Çame” turne futbolli në Cërnilishtë dhe Tetovë

(VIDEO) Vazhdon “Java Çame” turne futbolli në Cërnilishtë dhe Tetovë

Programi i “Java Çame” përveç Shkupit, është zhvendosur edhe në disa qytete tjera. Nën këngë çame në Cernilishtë të Prilepit, gjatë ditës së djeshme u organizua një turnir futbolli, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët kishin shkuar për të shikuar nga afër lojën që po shfaqeshin ekipet pjesëmarrëse.

Turne Futbolli u organizua edhe në Tetovë

Java Çame”, e organizuar nga shoqata kulturore “Vizioni-M”, ka filluar më 21 qershor dhe deri më tani janë mbajtur një sërë aktivitetes, ndërsa deri më datë 27, ku edhe është dita e fundit, janë paraparë edhe shumë aktivitete tjera. Në kuadër të kësaj jave, sot bëhet edhe promovimi i librit nga autorja Berna Turgodan, i titulluar “Gjenocidi Çam”, ku pritet në këtë promovim të marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve. Ndërkaq, të mërkurën do të ketë një ekspozitë arti dhe vallëzime folklorike me motive çame dhe në ditën e enjte janë paraparë dy organizime, marsh me motoçiklistë nga Tetova në Shkup dhe në orën 14:00 në shenjë protestë qytarët e interesuar do të takohen para ambasadës greke.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING