(VIDEO) Vazhdojnë hetimet për gjetjen e vrasësit të mjekut amë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se hetimet për vrasjen e mjekut Aco Trpovski, i cili të ejtën në mbrëmje u gjet i vdekur në veturën e tij me disa plagë të marra me thikë, janë në fazë të avancuar. Sipas MPB-së, hetuesit e krimeve të dhunshme kanë shqyrtuar më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu ata sqarojnë se janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Janë shikuar më shumë se 40 kamera duke përfshirë kamerat e ‘qytetit të sigurt’. Intervistat zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë është duke u kryer përpunim shtesë kriminalistik dhe teknik. Listat e numrave të telefonit janë dhënë dhe analizuar. Hetimi është në një fazë të avancuar”.
Ndërkaq, këtë rastë tragjikë gjatë ditës së djeshme e ka dënuar edhe Oda e Mjekëve, nga ku thonë se asnjë punonjës shëndetësor nuk duhet të ndihet i pasigurt në vendin e tij të punës. Ata kërkuan nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast në tërësi.
Ndërkohë, Shoqata e mjekëve privatë amë po kërkon ligje të reja që do të nënkuptonin mbrojtje më të madhe për personelin mjekësor. Ata kërkuan edhe dënime më të rrepta për autorët. Mjekët amë të hënën në shenjë revolte për kolegun e tyre, nga ora 12 deri në ora 16 nuk kanë punuar.
Samir Mustafa /SHENJA/