(VIDEO) Vazhdojnë debatet rreth heqjes së balancuesit dhe ligjit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka deklaruar se “Bandeteri” është kategori kushtetuese dhe këtu nuk duhet të ketë askush dilemë. Ai gjithashtu tha se edhe e drejta e punës së çdo qytetari është e njejtë në kategorinë kushtetuese dhe se këtu nuk duhet askush të ketë dilemë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ajo që Gjykata Kushtetuese vendosi në lidhje me balansuesin është diçka që në si VMRO-DPMNE kemi paralajmëruar se duhet të krijohet mekanizën ligjor kushtetues, i cili duhet të jet në përputhje me kushtetutën. Kur të jetë gati ai propozim ligj, të cilin e punojmë, neve kemi mekanizëm demokratik në korniza të koaliconit, do ta përfundojmë, do ta përgatisim, do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias, do të ketë debat publik, do të sjellim ligj i cili do jetë kushtetues dhe i cili me të vërtet do të thotë përfaqësim të drejtë dhe adekuat”
Faton Ahmeti, sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, theksoi se kjo është një cështje që propagohej gjatë javës së fushatës së zgjedhje dhe që tani është realizuar.
Faton Ahmeti, përfaqësues i BDI-së
“Mirëpo thelbi i atij problemi është që në kuadër të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese është anuluar norma e cila e përcakton deklarimin e një personi sa i përket një përkatësie të caktuar etnike dhe mendoj që në këtë vendim të fundit të Gjyktës Kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm balanceri si mënyr për ta zgjidhur përfaqësimin e e drejtë mirëpo është dëmtuar procesi si tërësi, është dëmtuar thelbi i atij procesi”.
Ahmeti theksoi se pavarësisht deklarimeve të caktuara dhe paralajmërimeve për debat do të shohin se çfarë ligji do të propozohet dhe se do të jenë të hapur për debate për atë që përmban ky propozim në ligj.
Merxhane Iseni /SHENJA/