(VIDEO) Vazhdojnë akuzat e ndërsjellta mes VLEN-it dhe BDI-së

(VIDEO) Vazhdojnë akuzat e ndërsjellta mes VLEN-it dhe BDI-së

Koalicioni VLEN thotë se me largimet e fundit nga AKI është bërë e qartë se ajo nuk ekzison, por ka mbetur vetëm një hije e vetvetes. Sipas VLEN-it, AKI është ende në heshtje zgjedhore pasi ende nuk ka deklarime nga ana e tyre, ndërkohë që shtojnë se ky është edhe kapitullimi i tyre.

VLEN

Ajo që po ndodh sot në skenën politike shqiptare nuk është dorëheqje, është rrëzim. Është shembja e një ndërtese të ngritur me mashtrime, improvizime dhe lojëra pas shpinës së qytetarëve. Me tërheqjen e Krenar Llogës, pas largimit të Menduh Thaçit, pas panikut në BDI dhe heshtjes tre-kokëshe Ahmeti-Taravari-Sela tash e tetë ditë, është bërë krejtësisht e qartë: AKI nuk ekziston më. Është shuar, tretur dhe mbetur vetëm si një hije e vetvetes”.

Për këto deklarime të koalicionit shqiptar qeverisës u pyet nënkryetari i BDI-së opzitare Arbër Ademi. Sipas tij, VLEN është marionetë e kryeministrit dhe është opcion artificial politik.

Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së

Jemi thellësisht të bindur se VLEN do të pësoj një fiasko politike sepse edhe krahas asaj që kishte blerje masive të votuesve, sulm brutal të aparatit shtetëror në këto zgjedhje, kishte asfaltime urgjente, bekatonizim brenda natës, megjithatë ata humbën. Ata janë opcion artificial politik i zotri Mickoskit”.

Një ditë më parë, ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga figurat kryesore të Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, njoftoi për tërheqjen e tij nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet brenda partisë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING