(VIDEO) Varheji, Ageleri, Meta, urojnë zgjedhjen e qeverisë së re

(VIDEO) Varheji, Ageleri, Meta, urojnë zgjedhjen e qeverisë së re

Me formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë munguar urimet nga zyrtarët e lartë të vendeve të huaja. Urimi i parë erdhi menjëherë pas votimit dhe betimit në Kuvend nga Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhej, përmes një njoftimi në platformën “X” i cili ka dërguar urime kryeministrit, Hristijan Mickoski dhe anëtarëve të Qeverisë së re të vendit.

OLIVER VARHEJ, KOMISIONER EVROPIAN PËR ZGJERIMI DHE POLITIKË TË FQINJËSISË

Me padurim pres të punoj shpejt me ju për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”

Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar duke shkruar se beson se me programin e saj kjo qeveri do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

ILIR META, KRYETAFR I PARTISË SË LIRISË

Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Urim të veçantë edhe për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që besoj do të bëjnë më të mirën për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre përmes frymës së bashkëpunimit!”

Gjithashtu edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka uruar sot Hristijan Mickoskin për emërimin e tij si kryeministër duke theksuar se janë mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Maqedonia e Veriut.

DENYS SHMYHAL, KRYEMINISTËR I UKRAINËS

Urime Hristjan Mickoski për emërimin e tij si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj të Ukrainës në luftën kundër agresionit rus. Presim me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ukraninës dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit në BE”.

Edhe ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, ka dërguar në rrjetin social “X” urime për formimin e qeverisë së re.

ANGELA AGELER, AMBASADORJA AMERIKËS NË MAQEDONINË E VERIUT

Ndërsa kryeministri dhe kabineti i tij marrin detyrën, ne presim të vazhdojmë partneritetin tonë në forcimin e shtetit të së drejtës, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturës, strukturat sociale dhe për të çuar vendin përpara në rrugën e tij euro-atlantike”.

Ageler ka theksuar se presin vazhdimsinë e partneritetit në formimin e shtetit të së drejtës. /SHENJA/

 

MARKETING