(VIDEO) Vala e nxehtësisë po largohet, nga e diela deri të martën reshje, bubullima dhe stuhi

(VIDEO) Vala e nxehtësisë po largohet, nga e diela deri të martën reshje, bubullima dhe stuhi

Fundjava sjellë edhe fundit e temperaturave ekstreme të larta, të cilët kapluan vendit tash e disa ditë, ndërsa bashkë me të, do të ndërpritet edhe faza e portokalltë. Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike njoftonë se vala tejet e nxehtë “LUCIFER” do të ulet dalëngadalë, kështu që temperaturat do të bien gradualisht ditëve në vijim, dhe moti do të destabilizohet gjithnjë e më shumë. Ata gjithashtu informojnë se nga e diela deri të martën, nën ndikimin e një cikloni të lartë të mesdheut, në Maqedoninë e Veriut, do të ketë dukuri të shpeshta me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Në disa vende do të ketë stuhi të fuqishme, të përcjella me reshje të dendura shiu, erë të fortë, bubullima të forta dhe shkarkime elektrike dhe breshër.

Në rast stuhish dhe shkarkimesh elektrike, apelohet që qytetarët të mos qëndrojnë në ambiente të hapura apo nën pemë të vetmuara.

Ndërkaq, edhe në qytetin e Shkupit, sidomos nga e diela deri të martën do të ketë paraqitje të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe kushte për paraqitje të stuhive.

Sa i përket temperaturave, ato këtë fundjavë do lëvizin në intervalin prej 31 deri në 38 gradë, ndërsa temperaturat do të bien në fillim të javës së ardhshme kur do të jenë në intervalin prej 27 deri në 32 gradë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING