(VIDEO) Vajc shpreson se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime kushtetuese

(VIDEO) Vajc shpreson se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime kushtetuese

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, shpreson se pas zgjedhjeve lokale, vendi do të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për përfshirjen e komunitetit bullgar si pakicë në Kushtetutë, me qëllim zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane. Në një deklaratë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve, pjesë e së cilës është edhe MIA, Vajc tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do ta hapte rrugën për fillimin e vërtetë të negociatave.

TOMAS VAJC, RAPORTUESI I PE-SË PËR RMV-NË

Vendi aktualisht është pjesë e procesit të anëtarësimit, por në fakt ende nuk i kemi filluar negociatat. Duhet t’i fillojmë së shpejti për ta mbajtur vendin në rrugën e duhur”.

Eurodeputeti shtoi se qeveria e Maqedonisë së Veriut, ngadalë por me siguri, po i zbaton agjendat që lidhen me pakicat, korridoret dhe çështjet e sigurisë, duke arritur njëfarë përparimi, por se për momentin ende mungon një përparim i vërtetë në rrugën evropiane.

TOMAS VAJC, RAPORTUESI I PE-SË PËR RMV-NË

Maqedonia e Veriut ende është e bllokuar nga Bullgaria. Për fat të keq, ka shumë çështje të lidhura me identitetin që po e pengojnë përparimin e saj”.

Presidenti bullgar Rumen Radev, gjatë takimit që kishte një ditë më parë me presidentin e Hungarisë, Tamash Sujok, kërkoi që Hungaria ta bindë Maqedoninë e Veriut se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian për këtë çështje janë kushte të parevokueshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /SHENJA/

 

MARKETING