(VIDEO) UT i jep titullin Doctor Honoris Causa ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani

(VIDEO) UT i jep titullin Doctor Honoris Causa ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani

Ish-presidenti e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, sot ka marrë titullin Doctor Honoris Causa. Ky titull, Meidanit ju nda nga Universiteti i Tetovës, të cilët, sot edhe shënuan 31-vjetorit e themelimit.

Pasi pranoi çmimin, të pranishmëve ju drejtua me një fjalim ish Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili e vlerësoi shumë këtë titull, ndërsa thurri disa fjalë miradie për Universitetin.

REXHEP MEIDANI, ISH PRESIDENTË I SHQIPËRISË

“Dhënia e këtij titulli nga një Universitet shqipfolës, i themeluar 30 vite më parë, si një iniciativë e intelektualëve shqiptarë të Tetovës, një rol të veçantë ka luajtur rektori i parë i tij Profesor, Fadil Sulejmani, me një kënaqësi të shumëfishtë. UT në janar 2004, pas miratimit të ligjit për legalizimin e tij nga parlamenti, u bë institucioni i parë shtetëror i arsimit të lartë në gjuhën shqipe”.

Ndërkaq, rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha UT gjithmonë ka treguar respekt të veçantë për akademikët, ndërsa tha këto çmime ndahen për kontributin e dhënë nga ata.

JUSUF ZEJNELI, REKTOR I UT-SË

“Universtiteti ka shënuar me dinjitet  shumë data dhe festa me pesh historike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kultivuar vetëdijen historike dhe qytetare dhe kulturore të komunitetin akademik dhe që janë me rëndësi për identitetin dhe orientimin tonë europian”.

Në këtë ceremoni solemne morën pjesë, përfaqësues shtetor, politikanë të nivelin qendror dhe ata lokal, ambasador profesorë dhe studentë të shumtë, nga patën rastin të argëtoheshin edhe me një pikë muzikore.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING