(VIDEO) UNT nis solemnisht vitin akademik

Me fillimin e muajit tetor, universitetet në vend kanë hapur dyert për studentët e rinj. Edhe Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ka nisur vitin e ri akademik, ku rektori i këtij institucioni, Bekim Fetai ka theksuar rëndësinë e arsimimit cilësor dhe përgatitjes së kuadrove të reja për të ardhmen e shoqërisë.
Ai theksoi se këtë vit ka një rritje të numrit të nxënësve krahasuar me vitin e kaluar prej diku 770 arrin në mbi 1100 studentë ku gjithashtu theksoi se ka edhe student me transfer.
Bekim Fetai,rektor i Universitetit “Nënë Tereza”- Shkup
“Ky vit akademik në Universitetin “Nënë Tereza” ka një rritje të madhe të numrit të studentëve\ Drejtimi që ka më së shumti interes është drejtimi i sociologjisë, \ndërsa një rënie shihet në drejtimet e ndërimtarisë, disa drejtime të vjetra të fakultetit të shkencave sociale\ Ne kishim edhe seminarë ku\ \sistemi edukimit globalisht në suaza botërore ndryshon dhe sidomos edhe në europë kemi një lëvizje në ndryshimin e strategjisë së edukimit.\ Këtë vit më së tepërmi do të orientohemi në zhvillimin dmth dhe qasjen në shkathtësi dmth shkathtësi të cilët I fitojnë studentët në çdo program studimor përfitimi dmth I shkathtësive praktike dhe inovative në suaza të lëndëve po gjithashtu edhe në ritjen e cilësisë përmes trajnimeve të stafit dhe profesorëve në mënyra të ndryshme të ligjerimit interaktiv.
Ndërkaq edhe prorektori për arsim dhe çështje studentore Fatih Iseni ju uroi mirëseardhje studentëve duke thënë se kjo gjenerata është gjeneratë që kanë bërë histori sa i përket numrit të regjistrimeve.
Fatih Iseni, prorektor për arsim dhe çështje studentore
“Në cilësinë e prorektorit për arsim dhe çështje studentore kam nderin që në emër të stafit akademik dhe administrativ sot të ju dëshiroj mirëseardhje në këtë ambient të bukur. Ju jeni gjenerata që keni bërë histori meqë universiteti “Nënë Tereza”- në Shkup për herë të parë ka kaluar numrin e mbi 1040 studentëve të rinj të regjistruar dhe mbi 100 transfere që janë në proces”.
Ndërkohë, studentët e vitit të parë kanë ndarë emocionet e tyre të para, duke folur për drejtimet që kanë zgjedhur dhe pritshmëritë nga studimet duke e cilësuar univerzitetin “Nënë Terezë: të denjë për të fituar aftësi të duhura.
Student
“menaxhment industrial, më shumë më është përshtatur me atë çfarë jam duke dashur të arrij në karrierë. Konkretisht gjithë kam dashur të hyj të menaxhoj kompaniat apo ndonjë firmë më të madhe të jem unë ai i cili ju tregoj se çfarë ndodh. Po kam biznese familjare të cilat i menaxhoj vet tash. (mendoni që nënë terëza është e denjë për këtë drejtim për ti arit aftësitë e duhura) po mendoj që është e drejtë dhe mendoj që është opsioni më I mirë për me zgjedh për me e vazhdu këtë drejtim”.
Student
“E kam pasë merak që i vogël, kriminalistikë, të bëhem inspektor ti ngas rrugaçët me e ndal krimin, për drogë, po vetë kam pasur dëshirë (a mendon që ka polic të denjë në mk) jo (pse) ska. (a mendon që do bëhesh polic I denjë ) jo polic inspektor”.
Në fund të fjalës së tij rektori Bekim Fetai tha se dyert e Universitetit Nënë Terezë do të jenë gjithmonë të hapura për studentët gjatë zhvillimeve të tyre aklademike por edhe pas tyre në raste të ndihmës apo konsultimeve dhe se për këtë kanë edhe mbështetje të plote edhe nga profesorët dhe stafi në tërësi.
Anida Murati /SHENJA/