(VIDEO) UNT me vërejtje të shumta për ligjet në arsim të lartë

(VIDEO) UNT me vërejtje të shumta për ligjet në arsim të lartë

MARKETING

Dekani i Fakultetit Juridik, i Universitetit “Nëna Tereze”, Aleksandar Petkovski ka zbuluar vërejtjet për ligjin e përmirësuar për Arsim të Lartë, i cili së shpejti pritet të jetë në procedurë parlamentare për miratim. Profesor Petkovski i cili mediave ju drejtua në gjuhën shqipe tha se parimisht ligji është i pranueshëm por ka gjëra që duhen ndryshuar me patjetër, edhe në versionin tashmë të përmirësuar të draft-ligjit.

MARKETING

Sample Image

ALEKSANDAR PETKOVSKI – DEKAN I JURIDIKUT – UNT

Drejtimi i parë është lidhur me kriteret që profesorët duhet t’i plotësojnë për zgjedhje, rizgjedhje dhe avancime dhe pjesa tjetër, është pjesa e ndikimit të Ministrisë dhe ministreshës, ndaj universiteteve. Prandaj, mendojmë se MASH tash ka më shumë ndikime, të cilët duhet pak duhet t’i zvogëlojmë që të jemi në përputhje me parimin e autonomisë së universitetit”.

Njoftoi se vërejtjet e përgatitura nga komisioni për vlerësimin e ligjit, pranë UNT-së, veçmë janë dorëzuar deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ai deklaroi se do të marrin pjesë edhe në debatet e organizuara në Kuvend ku para deputetëve do të tregojnë se pse vërejtet e tyre duhet merren parasysh. Sipas Petkovskit, në ligj ka pik përmes të cilit, ministresha mund të shuaj, universitet.

ALEKSANDAR PETKOVSKI – DEKAN I JURIDIKUT – UNT

Bile, edhe ministresha me ligjin e ri, mund të anulon një akt të universitetit, mund të shuhet universiteti. Më kuptoni, ka shumë përparësi ose fuqi ndaj universiteteve dhe sipas rregullave për procedura administrative, ne duhet të jemi të barabartë. Ligji, Gjykata Administrative është organi që duhet të vendos nëse ne kemi një mos pajtim mes ministrisë dhe universitetit”.

Pas disa debateve publike të organizuara në universitetet e vendit, draft-ligji për arsim të lartë u tërhoq dhe për të dytën herë u publikua me disa nga vërejtjet e marra parasyshë. Ndërkaq, edhe për të dytën herë pas publikimit, universitetet kanë vërejtje serioze për draft-ligjin në fjalë. Kujtojmë se vetëm Universiteti “Nënë Tereza” mbrëmë ka dorëzuar tetë faqe të mbushura me vërejtje për draft-ligjin e përmirësuara për arsim të lartë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING