(VIDEO) UNICEF: Mbi 120 000 fëmijë në RMV jetojnë në varfëri

(VIDEO) UNICEF: Mbi 120 000 fëmijë në RMV jetojnë në varfëri

Mbi 120 000 fëmijë në vendin tonë jetojnë në varfëri, njofton UNICEF, duke ju referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kushtuar zhdukjes së varfërisë, UNICEF kërkon nga shteti rritjen e përfshirjes së ndihmës financiare për fëmijët. UNICEF shpreh shqetësimin se shkalla e varfërisë tek fëmijët është rritur në 32.8%.

UNICEF

Shkalla e varfërisë tek fëmijët është për 50% më e lartë se sa tek popullsia e rritur dhe është zmadhuar nga 28% në vitin 2015 në 32.8% në vitin 2021, duke treguar se fëmijët po lihen jashtë zhvillimit ekonomik të vendit. Situata shkakton shqetësim, duke konsideruar se fëmijët janë më të cënueshëm ndaj efekteve të varfërisë”.

Në vendin tonë sipas UNICEF, më pak se 23% e amviserive me fëmijë marrin nidhmë financiare për fëmijë, ndërsa në BE mesatarja është 88.4%.

UNICEF

Njëra nga mundësitë kryesore për përballje me varfërinë tek fëmijët është zgjerimi i përfshirjes dhe përmirësimi i masës së ndihmës financiare për fëmijët që jetojnë në varfëri. Kjo mund të përfshijë zgjerim të shtesës shkollore që t’i përfshij edhe fëmijët e arsimit parashkollor”.

Sipas Organizatës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, vendi mund të konsiderojë gjithashtu futjen e mbështetjes universale të fëmijëve, e cila është një politikë efektive për të reduktuar varfërinë e përgjithshme dhe varfërinë e fëmijëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING