(VIDEO) Tuneli në burgun e Idrizovës, prokuroria heton se kush i ndihmoi të burgosurit

(VIDEO) Tuneli në burgun e Idrizovës, prokuroria heton se kush i ndihmoi të burgosurit

Prokuroria Themelore Publike dhe policia janë duke hetuar se cilët të burgosur kanë hapur tunelin në burgun e  “Idrizovës”. Po hetohet nëse dikush nga policia e burgut apo nga jashtë i ka ndihmuar në planet e tyre të arratisjes, sa kohë ka zgjatur gërmimi dhe të tjera  detaje që do të çojnë në zbardhjen e rastit dhe përgjigjen e të gjitha pyetjeve që lindin në lidhje me arratisjen e planifikuar spektakolare nga burgu.

Nga Prokuroria Publike infromojnë se gjatë ditës së  djeshme menjëherë kanë  inspektuar vendin në burgun “Idrizovë” dhe sipas tyre, Prokuroria Themelore Publike po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e autorëve, pas së cilës do të njoftohet opinioni .

Sipas asaj që deri më tani është paraqitur si pista apo informacion, tuneli është hapur nga një grup të burgosurish, të dënuar me burgim të lartë mbi 10 vjet, deri në burgim të përjetshëm. Ata punonin me turne dhe për mbrojtjen e tyre nga shembja e tunelit.  Tokën e nxirrnin me kova dhe kishin edhe ndriçim elektrik. Tuneli niste nga një vend që të burgosurit e përdornin për të ecur dhe gërmimi pothuajse arriti deri te muri mbrojtës i burgut. Tuneli është rreth 40 metra, ndërsa i gjatë, rreth 80 centimetra i gjerë.

Ndërkaq, zv.kryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq, tha se problemet në sistemin e burgjeve janë të thella dhe sipas tij, vazhdojnë gjatë.

BOJAN MARIÇIQ-ZV KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EUROPIANE

“Qeveria e dini se në shumë raste ju përgjigjet këtyreve gjendjeve, pra në vitet e fundit i kemi ndërruar disa drejtorë në burgun e Idrizovës, të cilët janë vlersuar si pika kritike e gjithë sistemit, gjithashtu jo shumë larg, kemi ndërruar  edhe drejtorin për Ekzekutimin e Sanskioneve”

Mariçiq tha se ajo çfarë ndodhi me tunelin në Idrizovë është një vërejtje shumë e mirë, se çfarë anomali dalin në opinion, që të mund t’i korrigjojmë dhe të punojmë për ta. Ai gjithashtu premtoi kushte më të mira për të burgosurit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING