(VIDEO) Trençevska: I qëndrojmë besnik detyrës për t’iu përgjigjur nevojave të migrantëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ka mbajtur fjalën hyrëse në projektin e përbashkët të Kombëve të Bashkuara “Planifikimi dhe diskursi mbi politikat migratore të bazuara në dëshmi në Maqedoninë e Veriut”. Ajo theksoi edhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të mëhershme duke thënë se komunikimi i vazhdueshëm dhe aktivitetet e realizuara kontribojnë në cilësi të lartë dhe janë një përgjigje adekuate ndaj nevojave të emigrantëve.
Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale
“Misioni ynë si Ministri është t’i qëndrojmë besnike detyrave tona për t’iu përgjigjur nevojave të emigrantëve. Si qeveri solidare dhe e drejtë, vazhdojmë të punojmë në projekte të përbashkëta me Kombet e Bashkuara për një pritje dhe trajtim më të mirë të migrantëve në vendin tonë”.
Ajo theksoi edhe punën e ministrisë në drejtim të forcimit të reagimit ndaj sfidës me migrantët duke thënë se kanë marrë pjesë në zhvillimin e Rezolutës më të fundit për Politikën e Migracionit 2021-2025, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor të vitit 2021, në ofrimin e informacioneve dhe të dhënave përkatëse për Profilin e Migracionit të Maqedonisë 2021 dhe Indeksin e Menaxhimit të Migracionit 2021. Ajo shtoi për në fund se puna e përkushtuar me organizatat ndërkombëtare ende vazhdon. /SHENJA/