(VIDEO) Trefishohet numri i pacientëve në pulmologji, nuk ka më shtretër të lirë
Ajri i ndotur në vend ka mbushur spitalet përplot me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike të mushkerive, për të kërkuar ndihmë mjekësore. Pulmologu Zekirja Shaini nga klinika pulmologjike në spitalin shtetëror për TV SHENJA deklaroi se numri i pacientëve të hospitalizuar në ambulantë periudhës së fundit si pasojë e ajrit të ndotur është trefishuar dhe Klinika nuk posedon më vende të lira për pacientë të tjerë.
ZEKIRJA SHAINI, PULMOLOG SPECIALIST
“Fatkeqësisht jemi njëri ndër vendet më të ndotura në botë, jemi në stinën e dimrit ku edhe faktorët klimatik janë shkaktarët që ndikojnë në aparatin respirator dmth në rrugët e frymëmarrjes gjegjesisht në mushkeritë e njerut. Ndotja e ajrit është një faktor shtesë që ndikon dhe ka një ndikim shumë të rëndësishëm në anën negative dmth që ndikon në aparatin e mushkërive. Grimcat e ndotura të ajrit dhe ajri I lagur dhe mjegulla janë faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e shumë sëmundjeve tek mushkëritë tek njeriu. Veçanarisht prekin moshat e reja pra fëmijët, moshat e shtyra nga mosha 60 vjeçare dhe më lartë dhe pacientët të cilët janë me sëmundje pulmunare obsturktive kronike dhe pacientët që janë me asëm dhe sëmundje tjera pulmuare”.
Shaini më tej tha se numri i pacientëve në klinikën e pulmologjisë po edhe në institucionet tjera shëndetësore që kanë të bëjnë me sëmundjet e mushkërive është shumë i lartë dhe sipmtomet më të zakonshme të pacientëve janë kolli i thatë, plogështia dhe vështirësitë në frymëmarrje .
ZEKIRJA SHAINI, PULMOLOG SPECIALIST
“ Kryesisht nga kontrollet që i kemi i pasur para kësaj kohe numri është trefishuar, si kontrollet ambulantore ku për momentin në klinikën e pulmologjisë punojnë 4 ambulanta sikurse edhe gjatë kujdestarive kemi mbi 30 kontrolle që pacientët vijnë me ndihmë të shpejtë ose I drejtohen vetë institucionit të pulmologjisë pasi që nuk mund të gjejnë rrugë dhe kërkojnë ndihmë. Vijnë në gjendje shumë të rëndë me seteracion shumë të ulët me dismne, me një kollë të thatë dhe shumë simptome të tjera që tregojnë se kanë të bëjnë me sëmundje të mushkërive”.
Pulmologu apeloi pacientët që janë me sëmundje kronike po edhe të tjerët në përgjithësi të mos dalin në orët e hershme apo të mbrëmjes pa nevojë në këto ditë kur ajri është shumë i ndotur sepse është faktori kryesor për paraqitje të sëmundjeve të ndryshme si dhe rekomandoi pirje të lëngjeve të shumta.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/