(VIDEO) Transportuesit: Rreth tre mijë shoferë mund të mbesin pa punë

(VIDEO) Transportuesit: Rreth tre mijë shoferë mund të mbesin pa punë

Natën e parë e kaluan nē mjetet e tyre të punës, aty ku shoferēt dhe transportuesit pritet t’i kalojnë edhe 5 ose 6 netē të tjera pēr të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit tē BE-së për kufizim të qëndrimit tē transportuesve në zonën Schengen, lajmërimin dhe ç’lajmërimin përmes sistemit EES.

Selajdin Ajdini thotë se nëse hasin në vesh të shurdhër, pasojat do të jenë të rënda për kompanitë e transportit, shumë prej të cilave do të detyrohen të mbyllen. Ai paralajmëron se si rrjedhojë rrezikohen mijëra vende pune.

SELAJDIN AJDINI – TRANSPORTUES

Ne do të humbim shumë nga transportuesit dhe shoferët tanë. Afro 2-3 mijë punëtorë i kemi që shumicën do të jenë pa punë, pa angazhim profesional. Në qoftë se vazhdon kështu do të mbyllen shumë firma transportuese nuk do të ekzistojnë”.

Ndërkohë, transportuesit theksojnë se kufizimi prej 90 ditësh qëndrim nē vendet e BE-sē, është i pamjaftueshëm, pasi një udhëtim nga Maqedonia, Shqipëria ose Turqia, drejt vendeve të Bashkimit Evropian zgjat së paku 7 deri në 10 ditë.

ABDULLA HALILI – TRANSPORTUES

Një ngarkesë që merret qoftë nga Shqipëria qoftë nga Maqedonia ose nga Truqia në Bashkimin Europian i bje minimumi 10 ditë, dmth ne ata ditë i shfrytëzojmë për një kohë shumë të shkurtër. Shumë kohë na bjen që ne të presim që ajo të rinovohet dhe na kushton shumë neve si transportues”.

SELAJDIN AJDINI – TRANSPORTUES

Minimumi, prej 7 ditësh deri në 10 ditë shkon rruga, sepse me këto kolonat që presim në Bashkimin Europian. Gjithmonë bën problem lajmërimi dhe ç’lajmërimi priten shumë kolona të gjata”.

Përndryshe, bllokimi i kamionëve të trafikut të mallrave nëpër pikat kufitare që nisi të hënën ka vazhuar edhe sot, si pjesë e protestës së përbashkët të transportuesve të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e shkaktuara nga të dhënat elektronike të qëndrimit në Zonën Shengen në përputhje me rregullin 90/180 ditë nga prilli i këtij viti. Por, krahas bllokimit të trafikut të mallrave në pikat kufitare për në zonën Shengen, i cili sipas paralajmërimeve do të zgjas të paktën 7 ditë, trafiku për qytetarë, funksionon pa ndërprerje.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING