(VIDEO) Transportuesit privatë paralajmërojnë bllokada të reja

(VIDEO) Transportuesit privatë paralajmërojnë bllokada të reja

Tansportuesit privatë me autobusët e tyre, do të rikthen përsëri nëpër udhëkryqet kryesore të qytetit të Shkupit, duke i bllokuara disa nga rrugët më të frekuentura. Bllokimi i kryeqytetit do të ndodhë pas ditëlindjes së Goce Dellçevit që do të shënohet në Shkup, pasi ata nuk dëshirojnë të krijojnë kaos në kryeqytet. Transportuesit privat  sot protestuan para  Ndërrmarjes së Qarkullimit Publik, ata kërkojnë që tju kthehet borxhi afro 2 milionë euro dhe të njejtit gjithashtu kërkojnë takim me drejtorin e NQP-së.

“Kërkojmë dialog dhe zgjidhjen e problemit, protesta është opsioni i fundit, por në qoftë se nuk ka zgjidhje do të protestojmë duke bllokuar udhëkryqet por kjo do të ndodh pas ditëlindjes së Goce Dellçevit që do të shënohet në Shkup, kjo pasi nuk duam të shkaktojmë telashe në komunikacion”, deklaroi njëri prej transportuesve.

Transportuesit privat ka tre muaj që kanë ndaluar me punë për shkak borxhit,  e kjo bëri që Qyteti i Shkupit të ndërpret kontratën ndërsa dhjetëra transportues mbetën pa punë.

Kujtojmë se para disa muajve transportuesit privat, në shenjë revolte bllokuan disa udhëkryqe në qytet, duke krijuar rrëmujë, por të njëjtit, i liruan rrugët,  pasi që drejtuan kërkesë me shkrim tek kryeministri, Dimitar Kovaçevski, për t’u takuar dhe të gjejnë një zgjidhje, edhe kjo nuk ndodhi.   Ndërsa, kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, disa javë më parë, e pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ajo tha se Qyteti i Shkupit, nuk i ka borxh askujt. Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING